Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Protestat në Shqipëri, reagon senatori demokrat i Miçiganit: Autoritetet të shmangin agresionin ndaj protestuesve paqësorë

GD
Gazeta Demos19 tetor 2026 në 21:52
Protestat në Shqipëri, reagon senatori demokrat i Miçiganit: Autoritetet të shmangin agresionin ndaj protestuesve paqësorë

Senatori amerikan Gary Peters ka reaguar për situatën e tensionuar në Shqipëri, duke u bërë thirrje autoriteteve që të shmangin përdorimin e forcës ndaj protestuesve paqësorë dhe të gjitha palëve të punojnë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Peters shprehet se është thellësisht i shqetësuar për zhvillimet e fundit në vend, ndërsa thekson se shqiptarët meritojnë një qeveri që respekton të drejtat themelore dhe shtetin e së drejtës.

“Jam thellësisht i shqetësuar për situatën në përshkallëzim në Shqipëri. Autoritetet vendore duhet të përmbahen nga agresioni ndaj protestuesve paqësorë, ndërsa të gjithë ata që ndodhen në terren duhet të punojnë për uljen e tensioneve dhe parandalimin e dhunës së mëtejshme”, shkruan senatori amerikan.

Në postimin e tij, Peters thekson gjithashtu se Miçigani ka një komunitet të madh dhe aktiv shqiptaro-amerikan, për të cilin zhvillimet në Shqipëri janë çështje personale.

“Populli shqiptar meriton një qeveri që respekton të drejtat e tij themelore dhe mbron shtetin e së drejtës. Për këtë arsye, do të vazhdoj të avokoj për paqe dhe drejtësi për të gjithë shqiptarët”, shkruan ai.

Gary Peters është senator amerikan që përfaqëson shtetin e Michiganit në Senatin e SHBA-së që prej vitit 2015. Ai shërben si anëtar i Partisë Demokratike dhe ka mbajtur role të rëndësishme në komisionet e Senatit, përfshirë atë për Sigurinë Kombëtare dhe Çështjet Qeveritare.

shqipërisenatorindaj

Të ngjashme

Kraki i VV-së përkrahë protestat e rinisë në Shqipëri

Kraki i VV-së përkrahë protestat e rinisë në Shqipëri

22:03
Protestat në Shqipëri dhe Evropë, Vllahiu: Shënon nisjen e ngjarjeve që nuk ndalen lehtë

Protestat në Shqipëri dhe Evropë, Vllahiu: Shënon nisjen e ngjarjeve që nuk ndalen lehtë

22:02
Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje

21:06
Gazetari Arjan  Konomi  krahason luftën në Kosovë me protestat në Shqipëri 👇

Gazetari Arjan Konomi krahason luftën në Kosovë me protestat në Shqipëri

20:06

Më shumë nga Lajme

  • 22:49Artan Hoxha reagon ashpër ndaj Ramës: Nuk ka polic që e jep jetën për Ramën
  • 22:49“Kryeministër që e shfrytëzon këtë kohë për ta zhvatur pronën shqiptare” Deputeti Redi Muçi
  • 22:41Qeveria kalon me urgjencë shpërblimin 2500 euro për policët
  • 22:38Papa Leo i kërkon Zelenskyt bashkëpunim me Rusinë për ndihmat në qytetin e bllokuar ukrainas
  • 22:31Matoshi: Unë jam demonstrues i ‘80-ve deri mas luftes, asnjë gjilpërë s’është vjedhë