Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: Tre të lënduar sot, mes tyre një 15-vjeçar

GD
Gazeta Demos18 tetor 2026 në 17:22
Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: Tre të lënduar sot, mes tyre një 15-vjeçar

Tre persona kanë mbërritur deri më tani në Spitalin Universitar të Traumës, pas incidenteve të shënuara gjatë protestës së sotme në Tiranë, tha Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në një njoftim të publikuar në orën 16:00.

Sipas ministrisë, personat që po marrin trajtim mjekësor janë një efektiv policie, një i mitur 15-vjeçar dhe një përfaqësuese e medias.

“Gjendja e tyre është stabël, po kryejnë ekzaminimet dhe po marrin trajtimin nga stafet mjekësore dhe infermierore”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtin njoftim, Ministria e Shëndetësisë përgënjeshtron lajmet që po qarkullojnë për humbjen e jetës së një të mituri, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

“Përgënjeshtrojmë kategorikisht lajmin që po qarkullon për humbjen e jetës së një të mituri, duke theksuar se ky informacion është I PAVËRTETË. U bëjmë thirrje mediave dhe opinionit publik të tregojnë përgjegjësi në verifikimin dhe shpërndarjen e informacioneve, për të shmangur përhapjen e lajmeve të rreme që shkaktojnë panik, shqetësim te familjarët dhe tensione të panevojshme në opinionin publik”.

ministriashëndetësisëtiranë

Të ngjashme

Qytetarë e policë të lënduar, Ministria e Shëndetësisë njofton bilancin nga protesta në Tiranë

Qytetarë e policë të lënduar, Ministria e Shëndetësisë njofton bilancin nga protesta në Tiranë

18:43
Protesta në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë jep përditësimet për të lënduarit

Protesta në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë jep përditësimet për të lënduarit

10:48
Një person tjetër gjakoset në Tiranë, raportohet se u godit nga Policia

Një person tjetër gjakoset në Tiranë, raportohet se u godit nga Policia

17:52
Tension në Tiranë, sirenat e policisë s’pushojnë, qëllohet sërish me plumba gome drejt protestuesve

Tension në Tiranë, sirenat e policisë s’pushojnë, qëllohet sërish me plumba gome drejt protestuesve

16:42

Më shumë nga Lajme

  • 18:18Zelensky diskuton me dërguarit e Trump për krizën mes SHBA-së dhe Ukrainës
  • 18:18I vihet zjarri Drejtorisë së Burgjeve dhe komisariatit nr. 3, dyshohet se ka persona brenda godinave
  • 18:13Si skenë filmi/ “Spektakël” i frikshëm fishekzjarrësh në drejtim të policisë, protestuesit tentojnë sërish të afrohen te Ministria e Arsimit
  • 18:12Apeli i krerëve fetarë në Shqipëri pas takimit me presidentin: Qytetarët të dëgjohen, zgjidhni dialogun mbi konfliktin
  • 18:05Protestat në Tiranë, rrjeti "SafeJournalists": Të garantohet siguri për punonjësit e mediave