Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Protesta e komunave, a do të jenë pjesëmarrëse të gjitha? Flet Sazan Ibrahimi

GD
Gazeta Demos29 gusht 2026 në 19:36
Protesta e komunave, a do të jenë pjesëmarrëse të gjitha? Flet Sazan Ibrahimi

Pjesëmarrja e komunave në protestën e paralajmëruar është vullnetare dhe asnjë komunë nuk mund të detyrohet të marrë pjesë, kështu ka deklaruar drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Në “Info Magazine” në Klan Kosova, Ibrahimi tha se Asociacioni nuk ka asnjë mekanizëm për t’i obliguar komunat që të protestojnë, por shprehu bindjen se në protestë do të ketë pjesëmarrës nga komunat.

“Protesta normal që pjesëmarrja është vullnetare domethënë në asnjë moment asociacioni nuk ka mekanizëm që i obligon apo i detyron komunat që të protestojnë. Mirëpo unë jam i bindur që ka me pas edhe anëtarë të kuvendeve komunale apo qytetarë nga këto komuna, sepse dëmi i cili po shkaktohet nga niveli qendror është i jashtëzakonshëm”, tha Ibrahimi.

Ibrahimi përmendi si një prej problemeve kontratën kolektive, ndërsa foli edhe për një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që, sipas tij, nuk është zbatuar nga niveli qendror.

Sipas Ibrahimit, nëse gjykatat fillojnë t’ua marrin komunave mjetet financiare për shkak të moszbatimit të aktgjykimit, humbjet mund të kalojnë mbi 60 milionë euro.

Kujtojmë që Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka njoftuar se më 1 shtator do të protestojnë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pasiqë anë duke kundërshtuar ndërhyrjet e nivelit qendror në kompetencat e komunave, obligimet financiare dhe mungesën e mbështetjes institucionale.

komunaveibrahimiprotesta

Të ngjashme

Qindra qytetarë në protesta në Itali kundër çmimeve të larta

Qindra qytetarë në protesta në Itali kundër çmimeve të larta

16:42
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit me këngë dhe valle, i riu gris në shenjë revolte certifikatën si fitues i Olimpiadës së Historisë

Nis protesta para Ministrisë së Arsimit me këngë dhe valle, i riu gris në shenjë revolte certifikatën si fitues i Olimpiadës së Historisë

13:25
Qytetarë e policë të lënduar, Ministria e Shëndetësisë njofton bilancin nga protesta në Tiranë

Qytetarë e policë të lënduar, Ministria e Shëndetësisë njofton bilancin nga protesta në Tiranë

18:43
Përfundon pas 7 orësh protesta në Elbasan, mes tensioneve, djegies së koshave dhe dëmtimit të sinjalistikës

Përfundon pas 7 orësh protesta në Elbasan, mes tensioneve, djegies së koshave dhe dëmtimit të sinjalistikës

14:56

Më shumë nga Lajme

  • 20:53“Janë qytetaret tuaj që kanë dalë në protestë”, Rusia i përgjigjet Ramës: Rregulloni problemet e brendshme
  • 20:31Situata në Tiranë: Lëndohen 10 policë, reagon drejtori i Përgjithshëm
  • 20:30Protestat në Tiranë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon hetim për dhunën ndaj protestuesve: E papranueshme
  • 20:23Edhe Moska zyrtare mbështetë protestat dhe sulmon Edi Ramën
  • 20:15Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë urojnë Presidenten