Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prosper: Presidenti Thaçi dhe të tjerët do të jenë burra të lirë

GD
Gazeta Demos23 nëntor 2025 në 07:57
Prosper: Presidenti Thaçi dhe të tjerët do të jenë burra të lirë

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Pierre Richard Prosper, ka deklaruar se nëse Hashim Thaçi dhe të tjerët shpallen fajtorë, kjo do të ishte një vlerësim i padrejtë i tërë historisë.

Prosper, theksoi se të dhënat historike, përfshirë ato nga NATO dhe kujtimet e zyrtarëve, janë krejt të kundërta me përfundimin që mund të nxirret ndaj të akuzuarve.

“Mendoj se nëse ata shpallen fajtorë, mendoj se është një keqkuptim i qartë dhe vlerësim i padrejtë jo vetëm për të vërtetën, por për gjithë historinë. Mendoj se jo vetëm historia por të dhënat historike brenda NATO-s dhe kujtimet e zyrtarëve përgjatë zinxhirit komandues si dhe të dhënat historike të të gjitha qeverive janë krejt të kundërta me një përfundim të tillë”, deklaroi Prosper në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova.

Ai theksoi se gjatë pesë viteve të fundit, ka pasur një keqinterpretim dhe ndryshim të historisë, ndërsa tani, me përfundimin e dëgjimit të dëshmitarëve mbrojtës, bota ka mundësi të shohë realitetin.

Prosper beson se prova të sakta historike do të nxjerrin në pah të vërtetën dhe, sipas tij, ky proces do të përfundojë me lirimin e Thaçit dhe të tjerëve.

Ai shtoi se ka besim se gjyqtarët do të shohin informacionet dhe provat dhe do të arrijnë në përfundimin e duhur.

“Kemi besim se gjyqtarët tani do të shohin informacionet dhe provat për ta kuptuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe si ka qenë situata. Por në fund të ditës, kemi triumfuar duke regjistruar të dhëna të sakta historike. Tani u mbetet në dorë të gjyqtarëve, mirëpo mendoj se nëse e shohin të vërtetën ashtu siç është, presidenti Thaçi dhe të tjerët do të jenë burra të lirë”, u shpreh ai mes tjerash në këtë intervistë

Prosper theksoi se gjatë dhe pas luftës në Kosovë, Hashim Thaçi nuk ka pasur komandë dhe kontroll të drejtpërdrejtë mbi pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Procesi i dëgjimit të dëshmitarëve mbrojtës ka përfunduar dhe tani mbetet faza e fjalëve përfundimtare, që Prosper e cilësoi si një detyrë “masive”.

Prosper ndër tjerash tha se Prokuroria, në vend që të dëshmojë se çfarë ka ndodhur, është mbështetur në libra e lajme.

“Në vend që të dëshmojë se çfarë ka ndodhur, kanë vendosur të mbështeten në libra, lajme, shkrime, shkresa, pra ka me bollëk të tilla gjëra në kuadër të provave të cilat duhet t’i rishikojmë . Duhet të sigurohemi që ta ballafaqojmë atë dosje. Sapo të përfundojë ky proces më pas do t’i kemi fjalët me gojë, argumentet tona në fillim të vitit të ardhshëm”, theksoi Prosper në Info Magazine në Klan Kosova.

Ai tha se argumentet do të prezantohen nga avokati.

Procesi i dëgjimit të dëshmitarëve mbrojtës në rastin e Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, tashmë ka përfunduar. E avokati i ish-presidentit të Kosovës, Pierre Richard Prosper, tha se do të donte të kishte në listë edhe persona tjerë, por që disa nga ta tashmë kanë vdekur.

Në mesin e tyre, ai thotë se ish-Sekretarja e Shtetit Amerikan, Madeleine Albright, do të kishte qenë një dëshmitare fantastike.

Më shumë nga Lajme

  • 11:07Arrijnë në Prishtinë veturat e reja të Policisë së Kosovës
  • 11:01Tentoi të largohej në Serbi, arrestohet Egzon Reshani - kërkohej për tentim vrasje e fajde
  • 10:53Të shtëna me armë në Pejë, arrestohet një person
  • 10:41Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për vjedhje të rëndë
  • 10:40KPK hap konkurs për prokurorë të rinj, 10 vende rezervohen për komunitetin serb