Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Propagandoi se familjet serbe po dëbohen nga apartamentet, Agjencia Kosovare për Verifikim të Pronës i reagon Petkoviqit

GD
Gazeta Demos24 korrik 2025 në 07:46
Propagandoi se familjet serbe po dëbohen nga apartamentet, Agjencia Kosovare për Verifikim të Pronës i reagon Petkoviqit

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), ka reaguar ndaj deklaratave të drejtorit të të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq i cili kishte dhënë deklarata për një rast pronësor në veri të Kosovës, të cilat AKKVP i quan tërësisht të pavërteta.

Petkoviq kishte propaganduar se disa familje serbe po dëbohen nga apartamentet e tyre. Gjë që mohohet nga AKKVP.

Ndërkaq, të mërkurën Petkoviq kishte shkruar në “X“, se Kosova po e dëbon një familje serbe nga apartamenti.

Në një komunikatë të AKKVP thuhet se bëhet fjalë për pronën e familjes Ferki Shipolli, është trajtuar që në vitin 2005, ku është vërtetuar se pala është poseduese e ligjshme e pronës. AKKVP zbaton vendime përfundimtare të institucioneve ligjore në përputhje me mandatin dhe kornizën ligjore në fuqi.

Për këtë rikthim të pronës, AKKVP thotë se bëhet përmes procedurave të rregullta ligjore.

“Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) kundërshton ashpër deklaratat e pavërteta të z. Petar Petkoviq lidhur me një rast pronësor në veri të Kosovës, duke i konsideruar ato përpjekje të rrezikshme për politizim dhe dezinformim. Rasti në fjalë, që përfshin pronën e familjes Ferki Shipolli, është trajtuar që në vitin 2005, ku është vërtetuar se pala është poseduese e ligjshme e pronës. AKKVP zbaton vendime përfundimtare të institucioneve ligjore në përputhje me mandatin dhe kornizën ligjore në fuqi”.

“Rikthimi i pronës bëhet përmes procedurave të rregullta ligjore dhe zbatohet ndaj çdo uzurpimi të paligjshëm, pavarësisht përkatësisë etnike apo statusit të palës. Deklaratat e tilla si kjo e Petar Petkoviqit janë të papranueshme sepse nxisin tensione dhe minojnë sundimin e ligjit dhe bashkëjetesën. AKKVP mbetet e përkushtuar ndaj zbatimit të drejtë, të barabartë dhe ligjor të mandatit të saj”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 23:22Predikuesi fetar nga Bosnja, Elvedin Peziq, shoqërohet nga Policia e Kosovës
  • 23:21Peci: Kam ankth ta them, por Kurti pas 6 shtatorit mund të bëjë diçka që Kosova s’ka parë me sy
  • 23:06Moti për të premten
  • 22:57Behrami: S’e nxjerrim Kurtin nga zyret, ai mund të dënohet për shkelje ligji
  • 22:56Deliu-Kodra: Qeveria e dorëhequr po merr vendime, kjo e çon Kosovën drejt anarkisë totale