Jordan Jakshiq, pronari i motelit dhe “beach bar” Lake (Jezero) që u rrezuan sot në Ujman, nga autoritetet e Kosovës ka deklaruar se nuk e priste këtë ndërhyrje, pasi, sipas tij, procedura gjyqësore në lidhje me pronësinë e këtyre objekteve ishte ende në zhvillim.
Në një intervistë për Zubin Potok Info ai tha se familja e tij kishte dorëzuar padi kundër ndërmarrjes “Ibër-Lepenci” dhe se vetëm një ditë më parë kishin marrë njoftimin që seanca gjyqësore do të mbahej më 12 gusht.
“Nuk e prisnim që do të vinin, sepse kemi ngritur padi kundër Ibër-Lepencit. Dje mësuam se seanca gjyqësore është caktuar për 12 gusht. Shpresuam se fillimisht do të zhvillohej procesi gjyqësor, e më pas të merrej çfarëdo vendimi”, deklaroi ai, të enjten, pasi iu rrëzua moteli dhe beach bari, transmeton KosovaPress.
Jakshiq tha se dy familjarë të tij ndodheshin në objekt në momentin e ndërhyrjes të siç pretendoi, “atyre me tyta të gjata”.
