Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prokuroria: Të akuzuarit mohuan veprat e tyre në përpjekje për t’i gënjyer ndërkombëtarët

GD
Gazeta Demos10 shkurt 2026 në 10:13
Prokuroria: Të akuzuarit mohuan veprat e tyre në përpjekje për t’i gënjyer ndërkombëtarët

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, të martën po vazhdon dhënia e fjalës përfundimtare nga Prokuroria, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Prokurori Matt Halling deklaroi se të akuzuarit kanë pasur role të cilat ishin në gjendje të shpërndanin qëllimin e tyre të përbashkët kriminal.

Fjala përmbyllëse e Prokurorisë filloi të hënën e 9 shkurtit 2026, ku kryeprokurorja e specializuar, Kimberly West, kërkoi dënim unik me nga 45 vjet burgim për secilin nga katër të akuzuarit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Prokurori tha se të akuzuarit krijuan mjete dhe mohuan veprat e tyre penale në përpjekje për t’i gënjyer ndërkombëtarët.

“Kontributi i të akuzuarve duhet kuptuar përmes rolit të fortë kolektiv që kanë pasur ata si anëtarë kryesorë të Shtabit të Përgjithshëm. Ata gërshetuan staturat e tyre individuale dhe i përkthyen në diçka shumë të madhe. Rolet që kishin ishin në gjendje të shpërndanin qëllimin e përbashkët kriminal. Të emëronin anëtarë të NPK-së (Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale) në mjetet përkatëse, të koordinonin mjetet e tyre dhe mohuan veprat penale në përpjekje për t’i gënjyer ndërkombëtarët”, tha ai.

Sipas prokurorit, krimet që kanë kryer katër të akuzuarit janë kontribut i Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale.

“Krimet që kanë kryer janë kontribute të rëndësishme të NPK-së. Strukturat në të cilat kanë operuar në fakt tregon kontrollin që ka pasur gjithësecili prej tyre. Ajo që është thënë tashmë lidhet në fakt edhe me përgjegjësinë e tyre individuale”, tha ai.

Pas deklaratave përmbyllëse të Prokurorisë, pritet të vazhdohet me mbrojtësit e viktimave. Ndërsa, e mërkura është rezervuar për deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit dhe asaj të Veselit, e që kjo e fundit do të vazhdojë edhe të enjten për tu pasuar më pas me Krasniqin.

Mbrojtja e Krasniqit do të përfundojë deklaratën e saj përmbyllëse të premten dhe pastaj do të vazhdojë ajo e Selimit.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Hagë

Më shumë nga Lajme

  • 11:39“Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Tërnava: Të ndalen fushatat që synojnë të njollosin BIK-un
  • 11:27Lladrovci: Gjithmonë të bashkuar për lirinë, për UÇK-në
  • 11:17Ministria sqaron transferimin e Bekim Hoxhës nga AUV-i në Agjencinë Pyjore
  • 10:59Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Urën e Ibrit: Po e ndryshojmë pozicionimin, të gatshëm për t’u përgjigjur nëse nevojitet
  • 10:57Pacolli: 7 gurthyesve u janë ndaluar punimet, ndërsa 3 të tjerë gjobiten me 7 mijë euro