Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Prokuroria Speciale nis hetimet për sulmin ndaj zyrtarit të BE-së në Gjakovë

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2025 në 15:28
Prokuroria Speciale nis hetimet për sulmin ndaj zyrtarit të BE-së në Gjakovë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar rastin e sulmit me mjet të mprehtë ndaj zyrtarit të Bashkimit Evropian në Gjakovë dhe ka filluar ndërmarrjen e veprimeve hetimore.

Për Klan Kosova, zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Arbnora Luta, ka bërë të ditur se janë duke u kryer hetimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Prokuroria Speciale ju njofton se nga momenti kur e ka pranuar rastin në trajtim, ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. Në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, Prokuroria Speciale është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të gjendjes faktike. Duke theksuar se rasti është në fazën fillestare të hetimeve, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor, në këtë fazë nuk mund të ndajmë më shumë informacione”, tha Luta.

Në anën tjetër, në raportin 24 orësh të Policisë thanë se viktima kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë pasi kishte dy plagë që dyshohet se i janë shkaktuar nga mjeti i mprehtë. Rasti u iniciua si “Vrasje në tentativë”.

Më shumë nga Lajme

  • 11:53Kurti: Deficiti tregtar mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë
  • 11:39Maqedonci dekoron gjeneralin amerikan me medaljen “Shërbim i Shquar”
  • 11:08Mbi 100 milionë euro kokainë, autoritetet spanjolle zbulojnë rrjetin shqiptar – ja gabimi që fundosi organizatën kriminale
  • 11:07Grabitje në një lokal Gjakovë, ‘avullohet’ sasi e madhe e arit
  • 10:43Balla shpërndan mesazhin e Thaçit: Atdheu të pret, President!