Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prokuroria shfaq deklaratën e Limajt për narrativën e saj mbi strukturën e Shtabit të UÇK-së

GD
Gazeta Demos9 shkurt 2026 në 16:58
Prokuroria shfaq deklaratën e Limajt për narrativën e saj mbi strukturën e Shtabit të UÇK-së

Zyra e Prokurorit të Specializuar pas një pauze ka vazhduar fjalën përmbyllëse, në gjyqin e madh ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, me pretendimet e tyre për funksionimin dhe strukturat e Shtabit të Përgjithshëm.

Sipas prokurorit, të akuzuarit kanë pasur kompetencë mbi strukturat që ekzistonin dhe i kanë përdoruar për të ekzekutuar planin e tyre që e quajnë “kriminal”.

Në pjesën e parë, ai ka përmendur vendet strategjike të UÇK-së, që sipas tij janë caktuar për të pasur kontroll.

“Vendet e caktuara për Shtabin e Përgjithshëm, ishin të rëndësishme për kontekstin dhe janë përzgjedhur në mënyrë strategjike, për të siguruar që të operonin dhe të ushtronin kontroll në mënyrë efektive. Shtabi ka përdorur disa vende, në Drenicë, Pashtrik dhe Nerodime. Në fillim të periudhës së aktakuzës, shtabi e kishte bazën dhe funksiononte në Likofc. Këto vende dhe seli, ishin në qendër të Kosovës, në afërsi të zonave operative, duke lehtësuar kontrollin e Shtabit, ashtu siç është shpjeguar nga Fatmir Limaj”

E për këtë çështje, është shfaqur edhe një deklaratë e Fatmir Limajt.

“Pa marrë parasysh terrenin, e kishte vendin më të sigurt vendosjen në këtë pjesë të Kosovës, nga ku do të ndërlidhte veprimet ushtarake dhe komunikimin me të gjitha njësitë ushtarake anekënd Kosovës. Kjo ishte qendra e Kosovës, në të cilën mund të komunikohej me të gjitha anët e Kosovës. Prandaj, edhe vendosëm që shtabi ta kalojë pjesën më të madhe në këtë pjesë.” – thotë Limaj.

ZPS

Më shumë nga Lajme

  • 22:37Zjarret përhapen në të gjithë Serbinë, Beogradi kërkon ndihmë nga BE
  • 22:22Thaçi i dhuroi libër kur ishte i ri, Xhoni emocionon: Më ka marrë malli për Ty, Çlirimtar
  • 22:21Rrahja e të miturës në Mitrovicë, policia shoqëron palët për intervistim
  • 21:45“Ishte çështje minutash”, “çdo provokimi serb do t’i përgjigjem”: Thaçi rrëfen si u shmang konflikti me Serbinë pas marrjes së pikave kufitare dhe ndaljes së trenit serb
  • 21:43KRU Gjakova konfirmon se ka marrë procesverbalin për ‘‘Liqenin e Radoniqit’’: Të hënën presim të pranojmë aktvendimin