Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

GD
Gazeta Demos23 shkurt 2026 në 22:15
Prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

Nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup kanë propuzuar zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak dhe konfiskimin e dokumentit të udhëtimit për ish-zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, transmeton TV21. Tutje nga Prokuroria vlerësojnë se shumica e provave tashmë janë siguruar, se i dyshuari është paraqitur vullnetarisht pranë organeve të ndjekjes dhe se ekzistojnë indikacione për rrezikim të sigurisë së tij në paraburgim.

Ndërkaq, Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, pas deklarimit të të dyshuarit A.G., i cili sonte u soll në gjykatë, mori vendim me të cilin pranoi propozimin e prokurorit publik dhe të mbrojtjes për caktimin e masës së arrestit shtëpiak me masa shtesë për sigurimin e pranisë së të dyshuarit.

Prokuroria Themelore Publike Shkup, pas marrjes së njoftimit se i dyshuari i dytë në rastin për Lotarinë Shtetërore, ku ai dyshohet së bashku me edhe pesë persona të tjerë, është paraqitur vullnetarisht pranë organeve të ndjekjes dhe ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me organet kompetente, do ta vazhdojë procedurën ndaj tij me qëllim marrjen e një vendimi prokurorial.

Me kërkesë të të dyshuarit të dytë përmes mbrojtjes së tij, gjatë ditës së sotme ai u paraqit para prokurorit kompetent, ku bëri këqyrjen e shkresave të lëndës, por për shkak të vëllimit të madh të materialit provues, këqyrja do të vazhdojë në ditët në vijim, pas së cilës të dyshuarit të dytë do t’i mundësohet të japë mbrojtjen e tij.

Sa i përket masave për sigurimin e pranisë së të dyshuarit të dytë në vazhdim të procedurës, Prokuroria Themelore Publike Shkup propozoi zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak dhe konfiskimin e dokumentit të udhëtimit, duke pasur parasysh faktin se në pjesën më të madhe provat janë siguruar gjatë procedurës, se ai është paraqitur vullnetarisht pranë organeve të ndjekjes, si dhe se ekzistojnë indikacione se në repartin e paraburgimit nuk mund të garantohet siguria e tij personale, indikacione të cilat mbështeten me njoftime nga organet kompetente. Gjithashtu, indikacionet për rrezikimin e sigurisë kanë të bëjnë edhe me anëtarët e familjes së tij. /RTV 21

artan grubi

Më shumë nga Lajme

  • 11:08Gazeta zvicerane “20 Minuten” raporton incidentin në Kuvend: Deputetja opozitare gjuan me vezë Albin Kurtin
  • 11:03Ky është mjeku Rrahman Maxharraj që u aksidentua dje në Prishtinë
  • 10:31Serbi kontrollohet në Bërnjak, i gjendet sprej, shufër metalike e imitim arme
  • 10:04Kosova drejt plakjes së popullsisë, Behrami paralajmëron pasoja për ekonominë dhe sistemin shëndetësor
  • 10:03Sogojeva: Numri i turistëve në Kosovë rritet çdo vit, duhet të themelohet Agjencia Kombëtare e Turizmit