Ish-futbollistët, Edonisa Aliu dhe Liridon Leci kanë marrë vëmendje së fundmi.
Kjo për shkak të debatit mes tyre mbrëmë në emisionin “Dueli Sportiv”, e cila eskaloi në fjalë fyese dhe sulm fizik.
Rasti po ashtu është duke u hetuar edhe në Prokurorinë e Prishtinës.
Pas këtij incidenti, reagoi edhe vetë ish-futbollistja në faqen e saj në “Facebook”.
“Jam e detyruar të reagoj publikisht pas ngjarjes së djeshme në emisionin “Dueli Sportiv”, ku, pas përfundimit të emisionit, jam fyer në mënyrë vulgare dhe jam sulmuar fizikisht nga Liridon Leci, analist dhe trajner i KF Vëllaznimit të Gjakovës. Për këtë ngjarje ka dëshmitarë, ndër ta Ndrec Gjonaj, Faruk Statovci dhe persona të tjerë të pranishëm. Uroj që e gjithë ngjarja të zbardhet deri në detaje dhe të shqyrtohen pamjet filmike nga momenti i përfundimit të emisionit e deri në përfundim të incidentit, në mënyrë që gjithçka të dokumentohet e të vërtetohet. Besoj se e vërteta duhet të dalë në dritë dhe se askush nuk duhet të ndihet i paprekshëm përballë veprimeve të tilla. Respekti, dinjiteti dhe siguria personale nuk duhet të cenohen në asnjë rrethanë. Deri në një reagim tjetër, nuk dëshiroj të zgjatem më shumë për këtë çështje”, u shpreh Aliu