Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prokuroria për rastin e Enver Bajraktarit: Është kryer autopsia, detaje më të hollësishme s’mund të japim në këtë fazë

GD
Gazeta Demos6 gusht 2025 në 11:44
Prokuroria për rastin e Enver Bajraktarit: Është kryer autopsia, detaje më të hollësishme s’mund të japim në këtë fazë

Prokuroria në Prishtinë ka thënë se më 5 gusht është bërë identifikimi i plotë i personit që u gjet i groposur në një arë në Baicë të Lipjanit. Prokuroria thotë se bëhet fjalë për Enver Bajraktarit.

Tutje thuhet se është kryer autopsia dhe po zhvillohen hetime intensive.

“Ju njoftojmë, se me datë 05/08/2025, është bërë identifikimi i plotë dhe ishte Enver Bajraktari, është kryer autopsia dhe janë në proces intensiv hetimet në këtë çështje, por detaje më të hollësishme nuk mund të japim në këtë fazë të hetimeve.”

Bajraktari do të varroset sot.

Njëri nga familjarët e të ndjerit, i pyetur se u gjet vendi i varrosjes së viktimës, tha dje se fillimisht ‘’kanë hi me vëzhgu, ata vëzhguesit e kamerave e kanë gjet tani që lëvizja e fundit u kanë të kjo shtëpia këtu. Në bazë të aty janë ardh kanë lyp qetu. Ata djemtë që kanë ardh, tu lyp nëpër arë përmes shtagës, tani aty e kanë pa që ka zvarritje’’.

Ai ka folur edhe për viktimën duke thënë se i njëjti ‘’nuk supozohet’’ që ka pasur probleme me dikë.

Dje përmes raportit 25 orësh, Policia ka thënë se në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarë.

“VRASJE E RËNDË- Fsh. Baicë, Lipjan. 04.08.2025-12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë, momentalisht nuk dihet identiteti i tij. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë