Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prokuroria: Po presim të konfirmohet se a kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim të fletëvotimeve në Mitrovicë

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2025 në 07:57
Prokuroria: Po presim të konfirmohet se a kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim të fletëvotimeve në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë mbrëmë ka dalë me një njoftim të ri, ku u bë e ditur se ka dhënë urdhërin për ndërprerjen e numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale në Komunën e Mitrovicës, pas raportimeve nga komisonerët për parregullsi, raporton GazetaDemos.

Parregullsitë e paraqitura që kanë rezultuar me ndërprerjen e votimit nga ana e komisionerëve, kanë të bëjnë me numrat serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, për të cilat pati pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletë votime.

Ndryshe nga këto pretendime, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjithashtu doli me një njoftim, ku bëri të ditur, se problemi i lartëcekur është gabim teknik.

“Është me rëndësi të theksohet se numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të shtypura është evidentuar saktë. Për më tepër, për secilin vendvotim, fletëvotimet e shtypura kanë numra serikë të shënuar në pjesët amë të fletëvotimeve, të cilët përputhen plotësisht me numrin e fletëvotimeve të pranuara dhe të verifikuara deri më tani në Qendrën Komunale të Mitrovicës së Jugut dhe Gjakovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve siguron publikun, votuesit dhe të gjithë akterët e përfshirë në procesin zgjedhor se ky gabim teknik nuk ndikon në asnjë mënyrë në integritetin e procesit të votimit apo të numërimit të votave, pasi fletëvotimet përmbajnë elemente të shumta sigurie që garantojnë se ato nuk mund të falsifikohen apo kopjohen”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Për këto arsyera, dhe me qëllim të shmangies të të gjitha dilemave, Prokuroria njoftoi se ka ndërprerë numërimin e votave, dhe se kjo urdhëresë vlen deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletë votimet, e ku do të konfirmohet se a kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim të fletë votimeve, dhe varësisht nga përgjigja e marrë do të procedohet tutje.

Mitrovicëprokuroriazgjedhjet lokale

Të ngjashme

“E rrahu për vdekje e më pas e mbuloi me batanije të vdekur” – Prokuroria ngre aktakuzë ndaj djalit që vrau nënën e tij në Restelicë të Dragashit

“E rrahu për vdekje e më pas e mbuloi me batanije të vdekur” – Prokuroria ngre aktakuzë ndaj djalit që vrau nënën e tij në Restelicë të Dragashit

11:56

Më shumë nga Lajme

  • 20:08Buzhala: 330 mijë qytetarë ne zgjedhjet e fundit votuan për qëndrimet e kësaj 6-she, jo për pazaret e Abdixhikut me Kurtin
  • 19:55Aleanca mbledh kryetarët e degëve, diskuton çështjen e presidentit
  • 19:52Vdes nëna e deputetit kosovar, Besnik Tahiri
  • 19:49Mbrëmja e parë e shtatorit nis pa kolona në kufi – pritjet deri në 5 minuta
  • 19:46Çka tha Kurti për zhvillimet në LDK