Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prokuroria në Gjakovë kërkon paraburgim për dy të dyshuar për narkotikë

GD
Gazeta Demos14 shtator 2025 në 17:51
Prokuroria në Gjakovë kërkon paraburgim për dy të dyshuar për narkotikë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka marrë aktvendim për fillimi e hetimeve dhe ka paraqitu, kërkesë në Gjykatë për paraburgim prej një muaj ndaj të pandehurve me inicialet L.B., dhe A.SH.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se të dy të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.

I pandehuri L.B. dyshohet se më 13 shtator në rrugën “Hysni Dobruna” në Gjakovë pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca apo preparate narkotike.

“Pas marrjes së informacioneve hetuesit e DHTN shkojnë në vendin e lartcekur, ku vërejnë të pandehurin duke qëndruar në automjetin “Citroen C2” ashtu që në automjet gjejnë një qese najloni me substancë të dyshuar narkotik i llojit marihuanë në peshë prej 2.36 gr dhe me qëllim të kontrollimit dhe sigurimit të provave, nga ana e hetuesve në mënyrë urgjente është kryer kontrolli dhe bastisja në banesën e të pandehurit, me ç’rast është gjetur një qese najloni me substancë të dyshuar narkotik i llojit marihuanë në peshë prej 58.13 gr dhe para në shumën prej 35 euro, të cilat janë sekuestruara nga hetuesit policer”, thuhet në njoftim. Ndërsa, i pandehuri tjetër A.Sh. ishte kapur nga policia më 14 shtator derisa në rrugën “Aqif Blyta” në Gjakovë, dhe kishte substanca narkotike.

“Në atë mënyrë që pas marrjes së informacioneve dhe me qëllim të kontrollimit dhe sigurimit të provave, nga ana e hetuesve DHTN në mënyrë urgjente është kryer kontrolli dhe bastisja në shtëpinë e të pandehurit, me ç’rast është gjetur një qese najloni me substancë të dyshuar narkotik i llojit marihuanë në peshë prej 0.84 gr dhe një qese najloni po ashtu me substancë të dyshuar narkotik i llojit marihuanë në peshë prej 7.78 gr, një peshore digjitale dhe para në shumën prej 190 euro, të cilat janë sekuestruara nga hetuesit policor”, thuhet në njoftim.

Burgprokuroria

Të ngjashme

“Shuarja e Prokurorisë Speciale” Debat i zëshëm në KPK pasi Prokuroria Speciale vlerësohet me angazhimin më të dobët, ndryshe nga si e vlerësuan SHBA-të e Britania

“Shuarja e Prokurorisë Speciale” Debat i zëshëm në KPK pasi Prokuroria Speciale vlerësohet me angazhimin më të dobët, ndryshe nga si e vlerësuan SHBA-të e Britania

22:55
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgimin ndaj dy të dyshuarve për fajde dhe detyrim

Prokuroria në Prizren kërkon paraburgimin ndaj dy të dyshuarve për fajde dhe detyrim

16:36

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Këto zona mbesin pa rrymë të premten, KEDS publikon orarin
  • 22:57Arben Mustafa: Nuk flasim për asnjë emër për president pa i dhënë rrugë projektligjit për Specialen
  • 22:36Mirena për protestën: Kjo masë e njerëzve nuk kanë dalë me ngu kangë – duhet ultimatume
  • 22:17Nagavci: Me zgjedhjen e presidentit, mund të adresojmë strategjinë ndaj Hagës
  • 22:12Behrami: Albin Kurti e të tjerët po e pranojnë që UÇK-ja gjoja ka kryer krime lufte