Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prokuroria konfirmon se dy nga katër të arrestuarit janë zyrtarë të MPB-së: Lëshuan leje të armëve për qytetarë pa iu nënshtruar procedurave

GD
Gazeta Demos19 janar 2026 në 15:00
Prokuroria konfirmon se dy nga katër të arrestuarit janë zyrtarë të MPB-së: Lëshuan leje të armëve për qytetarë pa iu nënshtruar procedurave

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar një komunikatë në lidhje me aksionin e sotëm, ku u arrestuar katër persona.

Prokuroria ka konfirmuar se dy nga të arrestuarit janë zyrtarë të MPB’së që dyshohet se kanë lëshuar certifikata për pajisje me leje armësh për qytetarët pa iu nënshtruar procedurave.

Po ashtu janë arrestuar edhe dy persona për “Pranim të ryshfetit në sektorin privat”.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se, me urdhër të Gjykatës kompetente dhe në bazë të kërkesës me shkrim të Prokurorit të Shtetit, sot është zbatuar një urdhër-kontroll në kuadër të një hetimi penal.

Deri më tani, janë arrestuar dy persona zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), për vepren penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosoves, të cilët dyshohen se kanë lëshuar çertifikata për pajisje me leje armësh për qytetarë, pa iu nënshtruar procedurave të nevojshme ligjore. Poashtu, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë për veprën penale ‘’Pranimi i ryshfetit në sektorin privat’’, sipas nenit 309 të KPRK-së.

Gjatë ezekutimit të urdhër-kontrollit janë sekuestruar disa dokumente të nevojshme, të cilat do të shërbejnë për zhvillimin e mëtejmë të hetimeve lidhur me këtë çështje penale.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës të sigurisë ndaj të pandehurve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë më Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kryerjes se veprave penale dhe në sundimin e ligjit.

Më shumë nga Lajme

  • 22:16Kurti nga Amerika: Qeveria do të ndihmojë me të gjitha mjetet korrigjimin e verdiktit të Hagës
  • 22:08Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
  • 21:49Zulfaj: Normalizimi me Serbinë do të vijë kur Serbia të bëhet një vend normal
  • 21:37Musliu: Populli po e bën të veten, tash është radha e shtetit
  • 21:24Djali i Jakup Krasniqit i bashkohet protestës në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së