Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prokuroria kërkon dënimin me burg të dy mjekëve të akuzuar për vdekjen e ish-gruas së Alban Hoxhës

GD
Gazeta Demos28 tetor 2025 në 21:21
Prokuroria kërkon dënimin me burg të dy mjekëve të akuzuar për vdekjen e ish-gruas së Alban Hoxhës

Pas më shumë se një dekade, Prokuroria e Apelit ka shpallur pretencën për dy mjekët e akuzuar për vdekjen e Doriana Hakës, bashkëshortes së ish-portierit të Partizanit, Alban Hoxha.

Haka humbi jetën në nëntor të vitit 2014, dy javë pas lindjes së fëmijës së saj të parë.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, gjinekologu Petrit Rexhepi të dënohet me 9 muaj burg, por për shkak të moshës mbi 70 vjeç, dënimi të pezullohet dhe ai të vendoset në shërbim prove për 18 muaj.

Po ashtu, organi i akuzës kërkon pezullimin e licencës së tij për 5 vite, gjatë të cilave nuk do të lejohet të ushtrojë profesionin e mjekut, raporton tch.

Ndërkohë, për reanimatoren Elona Burba, Prokuroria ka kërkuar 1 vit burg, si dhe pezullimin e licencës për 5 vite.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 10 nëntor, ku të dy mjekët do të kenë mundësinë të paraqesin argumentet e tyre të mbrojtjes para trupit gjykues.

prokruroria

Më shumë nga Lajme

  • 22:07Kurti me propozim të ri për PDK, propozon Justina Pulën për presidente
  • 22:07KPM apel mediave: Raportoni me saktësi gjatë protestave
  • 22:06“Policia është e jona, mos e gjuani”, thirrja e organizatorëve të protestës
  • 21:49Uran Ismaili: Kurti është bërë një grykës politik, por PDK-ja është kockë e pathyeshme
  • 21:47Organizatori i protestës: Kurti do që në kurriz të UÇK-së të bëjë Glaukun president, s’e pranojmë këtë lojë, s’e pranon as Konjufca