Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prokuroria jep detaje për vrasjen e gruas në Prizren: 81-vjeçari ia përplasi kokën për toke, tentoi t’i fshijë gjurmët

GD
Gazeta Demos27 gusht 2026 në 15:06
Prokuroria jep detaje për vrasjen e gruas në Prizren: 81-vjeçari ia përplasi kokën për toke, tentoi t’i fshijë gjurmët news image sinjali Sinjali.com 27 Gusht 2026 14:17 Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje për rastin tragjik të ndodhur të mërkurën, ku një 80-vjeçare dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj 81-vjeçar.  Prokuroria ka bërë të ditur se pas ngjarjes, Bardh Dushit dyshohet se ka tentuar të fshijë gjurmët e rastit dhe më pas ka njoftuar familjarët për atë që kishte ndodhur.  Viktima është Liza Dushi 80-vjeçare.  “Sipas kërkesës së Prokurorisë, më datë 26.08.2026, rreth orës 00:05, në Prizren, në shtëpinë e tij familjare, i dyshuari, B.D., pas një fjalosjeje me bashkëshorten e tij, viktimën me inicialet L.D., e ka sulmuar fizikisht atë, dhe e ka goditur dhe përplasur disa herë kokën e viktimës në tokë, me ç’rast ajo ka pësuar lëndime të shumta në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit.  Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit.  Sinjali ka raportuar ekskluzivisht emrin e të dyshuarit.

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje për rastin tragjik të ndodhur të mërkurën, ku një 80-vjeçare dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj 81-vjeçar.

Prokuroria ka bërë të ditur se pas ngjarjes, B.D dyshohet se ka tentuar të fshijë gjurmët e rastit dhe më pas ka njoftuar familjarët për atë që kishte ndodhur.

Viktima është Liza Dushi 80-vjeçare.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, më datë 26.08.2026, rreth orës 00:05, në Prizren, në shtëpinë e tij familjare, i dyshuari, B.D., pas një fjalosjeje me bashkëshorten e tij, viktimën me inicialet L.D., e ka sulmuar fizikisht atë, dhe e ka goditur dhe përplasur disa herë kokën e viktimës në tokë, me ç’rast ajo ka pësuar lëndime të shumta në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit.

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit.

prokuroriaprizrendyshuarit

Të ngjashme

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të dyshuar për mashtrime me Call Center në Prishtinë

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të dyshuar për mashtrime me Call Center në Prishtinë

12:23
Vrau vëllain për çështje pronësore – Prokuroria në Pejë ngre aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasje në Bokshiq të Klinës

Vrau vëllain për çështje pronësore – Prokuroria në Pejë ngre aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasje në Bokshiq të Klinës

09:08

Më shumë nga Lajme

  • 13:55“Detyrimet ndaj pakicave”, Zeka thotë se ka kërkesë të qartë nga Administrata e SHBA se çfarë duhet të bëjë Kosova
  • 13:48Ministria shqiptare demanton lajmet për rritje të tarifës në Rrugën e Kombit: Të pavërteta, s’ka plan për ndryshim të çmimit
  • 13:15Hoxha lutet në ceremoninë e hapjes së dyqanit me të brendshme erotike në Turqi
  • 13:04Gjini: Kosova s’ka përfituar nga kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend
  • 12:24Aleanca paralajmëron interpelancë për energjinë, Gjini: Kosova është në kolaps, importi ka kushtuar 27 milionë euro vetëm në shtator