Prokurori i shtetit ju njofton se gjatë 24-orëve të fundit, janë ngritur nëntëdhjetë e shtatë aktakuza, kundër njëqind e katërmbëdhjetë personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar tetë persona, si dhe është paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi.
Prokuroria Speciale gjatë 24-orëve të fundit, ka ngritur dy aktakuza, kundër dy personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë persona, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi, si dhe ka ngritur tridhjetë e pesë aktakuza, kundër tridhjetë e nëntë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ngritur dhjetë aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
