Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Profesori amerikan pas vrasjes së Arlinda Zekajt: E turpshme që gratë në Kosovë ende vriten në shtëpitë e tyre

GD
Gazeta Demos31 tetor 2026 në 18:47
Profesori amerikan pas vrasjes së Arlinda Zekajt: E turpshme që gratë në Kosovë ende vriten në shtëpitë e tyre

Profesori amerikan Alon Ben-Meir ka reaguar ashpër pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Kosovë, duke kritikuar dështimin e institucioneve për t’i mbrojtur gratë nga dhuna në familje.

Në një postim në Facebook, Ben-Meir ka rikujtuar luftën dhe vuajtjet që përjetoi populli i Kosovës në përpjekjen për liri, duke thënë se është e turpshme që gratë vazhdojnë të vriten në shtëpitë e tyre, ndërsa institucionet përgjegjëse dështojnë t’i mbrojnë.

Ai ka shkruar se vetëm gjatë këtij viti, sipas raportimeve, tetë gra janë vrarë si pasojë e dhunës në familje.

Duke iu referuar rastit të Arlinda Zekajt, profesori amerikan ka theksuar se ajo kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje nga autoritetet dhe kishte paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

Megjithatë, sipas tij, vetëm tri ditë pas kërkesës së fundit për ndihmë, Arlinda u vra me sëpatë nga kunati i saj.

Ben-Meir ka shkruar se vrasja ndodhi pasi ajo po përpiqej ta kthente djalin e saj, i cili, sipas tij, ishte marrë nga familjarët e bashkëshortit.

“Ky është një turp kombëtar. Një vend që luftoi për lirinë e vet nuk duhet të pranojë kurrë një realitet në të cilin grave u mohohet liria më themelore nga të gjitha: e drejta për të jetuar”, ka shkruar ai.

Në reagimin e tij, Ben-Meir ka theksuar se Kosova, e cila ka kaluar luftë, përndjekje dhe vuajtje të papërshkrueshme në rrugën drejt lirisë, nuk duhet të pranojë që gratë të mbeten të pambrojtura nga institucionet që kanë për detyrë t’u garantojnë sigurinë.

arlindagratëprofesori

Të ngjashme

Pestisha: Arlinda s’u mbrojt as nga gratë, përfshirë nënën e ish-burrit

Pestisha: Arlinda s’u mbrojt as nga gratë, përfshirë nënën e ish-burrit

17:54
Dikur në ballë të protestave për gratë, ku mbeti zëri i Adelina Tërshanit pas vrasjes së Arlinda Zekajt?

Dikur në ballë të protestave për gratë, ku mbeti zëri i Adelina Tërshanit pas vrasjes së Arlinda Zekajt?

23:39
Figura publike bëhen bashkë për Arlindën, kërkojnë drejtësi për gratë

Figura publike bëhen bashkë për Arlindën, kërkojnë drejtësi për gratë

20:05
Nis mbledhja e VV-së - Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Nis mbledhja e VV-së - Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

12:42

Më shumë nga Lajme

  • 20:04Aksidenti i merr jetën 20-vjeçarit shqiptar
  • 19:35Komisioni Evropian kërkon progres në dialog, kritika për Kosovën dhe Serbinë
  • 19:30Ndërron jetë Leonard Kurti, drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK
  • 19:21Gjuetari i ashpër me ata që dalin për gjah natën: Veç parja iu intereson
  • 19:10Tiranë: Protestuesit shpërndahen nëpër rrugë, policia vijon kontrollet në terren