Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja, së bashku me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Altin Krasniqi, si dhe kandidatin për Kuvend Komunal, Avni Mustafa, u takuan me banorët e Babushit.

“U zotuam se problemi i ujit të pijshëm, si dhe sfidat tjera të këtij fshati do të trajtohen me prioritet në mandatin e ardhshëm.

Mbështetja e fuqishme që morëm nga Babushi është garanci për fitoren që po vjen”, tha Buja.