”Analistja Shqipe Pantina ka folur për pranimin e gazit amerikan nga Kosova.Ajo në një intervistë për Gazeta Blic ka thënë se është rrezik që të refuzohet gazi amerikan dhe s’duhet të refuzohet.
“Problematike, të rrezikshme. Ne nuk mund të refuzojmë edhe nëse leverdis më shumë gazifikimi se sa gazi amerikan, për arsye të drejtimit se nga do ta marrësh në fushën e integrimit, duhet të qëndrosh krah Amerikës. Dhe nuk është ndonjë projekt që neve na shkakton ndonjë lloj dëmi apo lloj humbje, përkundrazi, krejt çka do të bësh është të lidhesh me një sistem që tashmë ekziston dhe aty janë shtetet që ti i konsideron mike dhe ke raporte të mira me to”, është shprehur Pantina.
