Pritjet për dalje nga pika kufitare në Merdarë po vazhdojnë të jenë rreth 3 orë, ndërsa në Dheun e Bardhë ato janë rritur në një orë e gjysmë, nga rreth 20 minuta sa raportohej në përditësimin paraprak.
Në pikat tjera kufitare pritjet janë më të shkurtra. Pritja më e gjatë ndër to është deri në 20 minuta për dalje nga Mutivoda.
Të dhënat janë bërë të ditura në përditësimin e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.


