Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për qarkullimin në pikat kufitare të Kosovës, ku në disa prej tyre vazhdojnë të regjistrohen pritje të gjata për automjetet.
Pika kufitare e Muçibabës mbetet më e ngarkuara, me pritje deri në 90 minuta në hyrje dhe 60 minuta në dalje. Kolona në hyrje arrin në 1.500 metra, ndërsa në dalje rreth 1.000 metra.
Pritje të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë, ku qytetarët presin deri në 90 minuta për të hyrë në Kosovë dhe rreth 25 minuta në dalje. Kolona në hyrje është rreth 200 metra.
