Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Stuhitë nga Evropa pritet të godasin edhe Kosovën, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca me paralajmërim për qytetarët në Prishtinë

GD
Gazeta Demos8 korrik 2025 në 09:26
Stuhitë nga Evropa pritet të godasin edhe Kosovën, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca me paralajmërim për qytetarët në Prishtinë

Në njoftim thuhet se në kryeqytet e marta do të mbetet ende nën ndikimin e masave të nxehta, por pasdite pritet shtim i vranësirave, rrebeshe lokale shiu, rrufe dhe erëra deri në 70 km/h.

“Nga e mërkura, një front i fuqishëm i ftohtë do të sjellë ulje të menjëhershme të temperaturave (deri në 20°C më pak), reshje shiu dhe mot të paqëndrueshëm. Ajo do të jetë me vranësira të shpeshta dhe temperatura më të ulëta se zakonisht. E premtja, vjen me stabilizim gradual dhe ngritje të lehtë të temperaturave, por nën 30°C”, thuhet në njoftim.

Qytetarëve u është rekomanduar që të qëndrojnë të informuar për paralajmërimet nga institucionet dhe mediat zyrtare, të mos qëndrojnë në ambiente të hapura gjatë stuhive dhe rrufesë, të sigurojnë objektet e jashtme që mund të dëmtohen nga era, të kenë kujdes të shtuar për të moshuarit dhe fëmijët gjatë ndryshimeve të papritura të motit dhe të mos parkojnë nën pemë apo objekte të rrezikshme.

“Sipas parashikimeve ndërkombëtare, masa të ftohta dhe të fuqishme ajrore pritet të depërtojnë nga veriperëndimi i kontinentit, duke përfshirë fillimisht disa shtete të Evropës si: Veriu i Italisë, Sllovenia, Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, Hungaria, Sllovakia, Polonia, Ukraina dhe Rumania, ku do të shënohen rrebeshe të fuqishme shiu, shkarkesa të rrezikshme rrufesh dhe erëra të forta me shpejtësi deri në 130 km/h – me potencial për pasoja serioze”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 16:52Aksident i rëndë te liqeni i Badocit
  • 16:51E mban emrin e gjyshit të tij që ra dëshmor, Vesel Demaku zbulon se pse e zgjodhi Kosovën para Austrisë
  • 16:35Shoqata e Familjarëve “Përkorë” reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit në OKB
  • 16:34Pula: UÇK është pjesë e një kapitulli vendimtar të historisë sonë
  • 16:32FSK-ja trajnohet me ushtrinë turke, për kërkim-shpëtim