Ceremonia do të zhvillohet në vendin ku Triumf Riza ra heroikisht dhe do të përfshijë edhe vendosjen e gurthemelit të një memoriali të ri, që do të ndërtohet në nderim të tij dhe të të gjithë zyrtarëve policorë që kanë dhënë jetën në shërbim të vendit.
Në këtë ngjarje përkujtimore pritet të marrin pjesë figura të larta shtetërore, përfshirë kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, si dhe eprorë të lartë të Policisë së Kosovës.
Memoriali synon të jetë një simbol i përhershëm i sakrificës, guximit dhe përkushtimit të pjesëtarëve të policisë në mbrojtje të rendit dhe sigurisë publike.