Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Presidentja Osmani kujton masakrat në Pastaselë dhe Burim: Pa drejtësi, nuk ka paqe të qëndrueshme

GD
Gazeta Demos31 mars 2026 në 13:54
Presidentja Osmani kujton masakrat në Pastaselë dhe Burim: Pa drejtësi, nuk ka paqe të qëndrueshme

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar sot masakrat e kryera më 31 mars 1999 në Pastaselë të Rahovec dhe në Burim të Malishevë, duke i cilësuar ato si krime të rënda kundër civilëve të pafajshëm.

Në reagimin e saj, Osmani theksoi se në Pastaselë u masakruan 106 civilë nga regjimi serb, duke e cilësuar këtë akt si një mizori që tejkalon çdo kufi njerëzor dhe si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj jetës, dinjitetit dhe ekzistencës së një populli.

Ajo bëri të ditur se 13 persona kishin arritur të mbijetojnë nga kjo masakër, duke mbajtur gjallë kujtesën dhe të vërtetën e asaj që ndodhi.

Postimi i plotë;

Presidentja Osmani kujton masakrat në Pastaselë të Rahovecit dhe në Burim të MalishevësMë 31 mars 1999, në Pastaselë të Rahovecit, 106 civilë të pafajshëm u masakruan nga regjimi gjenocidal i Serbisë, duke shpërfaqur përmasat e një mizorie që tejkalon çdo kufi njerëzor. Ishte një akt i qëllimshëm kundër jetës, dinjitetit dhe vetë ekzistencës së një populli. 13 persona mbijetuan që ta mbajnë mbi supe kujtesën dhe të vërtetën që nuk duhet të harrohet kurrë.Makineria vrasëse e Serbisë, të njëjtën ditë në Burim të Malishevës, ekzekutoi brutalisht 42 civilë.Pa drejtësi, nuk ka paqe të qëndrueshme.Qoftë i përhershëm kujtimi për të rënët për liri!

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 21:23Konjufca në New York: Padrejtësia ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet
  • 20:10Zgjedhja e Presidentit, Hamza: Do i përshtatim qëndrimet sepse jemi në rrethana të reja, i gatshëm për takime tjera
  • 19:30Istogu në këmbë për clirimtarët, kërkohet drejtësi
  • 19:21Djali i Jakup Krasniqit: Ata që na mbrojtën ne, sot kanë nevojë që të mos heshtim
  • 18:55Kompania “Apetit” reagon pas rastit me mishin e skaduar, thonë se porosia duhej të mbërrinte në detinacion 50 ditë nga data e prodhimit