Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Presidentja Osmani e ashpër me Avdullah Hotin: Njeriu më jorelevant, nuk dua ta humb asnjë sekondë

GD
Gazeta Demos17 korrik 2025 në 17:24
Presidentja Osmani e ashpër me Avdullah Hotin: Njeriu më jorelevant, nuk dua ta humb asnjë sekondë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media, është pyetur edhe një herë për deklaratat e Grenellit.

“E kam pa çfarë ka thënë dhe në asnjë moment nuk ka folur rreth zbatimit të marrëveshjes, tjetër kush e ka thënë këtë, po i përzini njerëzit, disa në Kosovë e kanë thënë”, tha ajo.

“Unë nuk kam qenë as presidente as kryeministre kur është negociuar kjo marrëveshje”, shtoi ajo.

Osmani u pyet edhe për deklaratat e ish kryeministrit Avdullah Hotinë kohën e Marrëveshjes së Washingtonit që tha se Osmani e “luftuar” atë.

Ajo tha se Hoti është njeriu më jorelevant dhe se akuzat që Kosova nuk i zbaton marrëveshjet vijnë vetëm nga Serbia.

“Hoti është njeriu më jorelevant, në të cilin nuk dua të humbë asnjë sekondë. Nëse doni ta bëni si pyetje tuajën se a është zbatuar marrëveshja a po jo, vetëm Serbia e akuzon Kosovën për moszbatim të marrëveshjeve. A e keni lexuar marrëveshjen, cilën pjesë nuk e ka zbatuar Kosova? Kosova e ka hapur ambasadën në Jerusalem, Kosova nuk lejon të bëjë marrëveshje ekonomike as për 5 G as me Kinën as me armiq tjerë të Amerikën, këtë e kanë kërku ne e kemi zbatuar, Serbia jo. Serbia ka qenë e detyruar deri në korrik 2021 ta hapë ambasadën në Jerusalem, a e ka bërë këtë punë jo. Serbia ka qenë e detyruar t’i mbyllë bizneset kineze, kurrë s’i ka mbyllë… Gjithcka që është kërkuar nga ne ka ndodhur. Unë nuk kam qenë as presidente as kryeministre në atë periudhë që të negocioja atë marrëveshje. Unë jam presidente sot dhe punoj shumë afër me administratën e presidentit Trump në mënyrë që të arrijmë një bashkëpunim të thelluar e strategjik, në veçanti në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë, mirëpo ta kemi të qartë akuza ndaj Kosovës për moszbatim të marrëveshjeve vijnë nga Serbia. Njerëzit duhet të kujdesen shumë të mos shndërrohen në altoparlanta të Serbisë këtu me akuza të tilla”, tha ajo.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 09:26Behrami dyshon se Kurti ka plane për ta “paralizuar Kosovën” me 16 shtator kur Haga ta shpallë vendimin
  • 09:16Rritet sërish çmimi i derivateve në Kosovë
  • 09:15Çitaku: Ndërtesën e Qeverisë e ka ‘uzurpuar’ një deputet
  • 08:56Ky është personi që vdiq tragjikisht në Lipjan, djali: Ah bre babë, ma djege shpirtin
  • 08:38SHBA dhe BE me qasje të ndryshme në Ballkan, Kosova në fokusin e zhvillimeve të reja