Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme

Presidenca del me sqarim pasi Trump s’i dha fjalën Vjosa Osmanit në Bordin e Paqes

GD
Gazeta Demos19 shkurt 2026 në 21:10
Presidenca del me sqarim pasi Trump s’i dha fjalën Vjosa Osmanit në Bordin e Paqes

Edhe pse u duartrokit dhe u vlerësua për pjesëmarrjen në ceremoninë e Bordit të Paqes nga presidenti amerikan, Donald Trump, presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nuk i është dhënë fjala.

Këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina, ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net sekjo ka ndodhur për shkak se ngjarja ka zgjatur shumë më tepër se sa ishte parashikuar dhe disa shtete të tjera nuk morën fjalën

“Presidentja Osmani kishte marrë konfirmim me shkrim që do t’i jepej fjala. Megjithatë, mbi 15 shtete anëtare të mëdha nuk morën mundësinë të flasin, për shkak se ngjarja zgjati shumë më tepër sesa ishte planifikuar”, tha Kupina.

Trump e përmendi disa herë Kosovën gjatë ditës.

Gjatë fjalimit të tij, Trump përmendi sërish luftën mes Serbisë dhe Kosovës. Ai i tha presidentes Osmani se nëse kanë probleme ta thërrasin atë në telefon.

“…Për shumë prej këtyre çështjeve – po marr si shembull Kosovën dhe Serbinë. Unë e zgjidha atë. A mund të ngriheni pak në këmbë, nëse jeni këtu? Vetëm për një moment. Kosova, Serbia. Ngrihuni. Çfarë pune e shkëlqyer. Ju faleminderit shumë. E vlerësojmë. Shumë mirë. Po shkoni mirë me njëri-tjetrin, dhe kur nuk shkoni mirë, më telefononi mua dhe do ta zgjidhim, apo jo? Do ta zgjidhim. Faleminderit shumë”, ishin fjalët e Trump.

Ndërsa presidentja Osmani i bën me shenjë dhe i thotë se “do të të thërras”.

Trump paraprakisht prezantoi secilin nga liderët që po marrin pjesë në mbledhje.

Kur prezantoi Vjosa Osmanin, ai iu drejtua duke i thënë se po bënte një punë “të shkëlqyer”

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 23:40Banka ku Arlinda kishte kredi kërkon falje për sms që e dërgoi: U gjenerua automatikisht, po e shqyrtojmë faljen e detyrimit
  • 23:39Dikur në ballë të protestave për gratë, ku mbeti zëri i Adelina Tërshanit pas vrasjes së Arlinda Zekajt?
  • 23:00Përplasje në PS për Erion Veliajn, Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Gogu: Na sqaro pse u transferua me aq urgjencë në Fier
  • 22:58Shiroka Pula mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 103-vjetorit të Turqisë
  • 22:50Moti për nesër dhe ditëve në vazhdim