Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Presidenca: BE nuk do të dërgoj mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit për shkak të kohës së shkrutër, pritet prani ndërkombëtare

GD
Gazeta Demos2 qershor 2026 në 17:07
Presidenca: BE nuk do të dërgoj mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit për shkak të kohës së shkrutër, pritet prani ndërkombëtare

Zyra e Presidentes ka dhënë detaje në lidhje me ftesën që i ka bërë BE-së për të dërguar vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit, të cilët nuk do të vinë.

Zyra e Presidentes ka thënë se përmes një përgjigje, BE ka theksuar se për shkak të kohës së shkurtër deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, nuk është i mundur dërgimi i një Misioni Vëzhgues të Zgjedhjeve apo i një Misioni të Ekspertëve Zgjedhorë.

Ata kanë thënë se në të njëjtën përgjigje, BE-ja ka bërë të qartë se po shqyrton dhe koordinon një prani ndërkombëtare në ditën e zgjedhjeve përmes Zyrës së BE-së në Kosovë, shteteve anëtare të BE-së dhe partnerëve të tjerë të pranishëm në vend.

“Ftesa e u.d. Presidentes Haxhiu për Bashkimin Evropian është bërë në frymën e transparencës, besueshmërisë dhe integritetit të procesit zgjedhor. Kjo mbetet qasje institucionale e Republikës së Kosovës: zgjedhje të lira, të ndershme, gjithëpërfshirëse dhe të vëzhguara sa më gjerësisht nga partnerët ndërkombëtarë. Zyra e Presidentes mirëpret praninë e Zyrës së BE-së në Kosovë, të shteteve anëtare, të partnerëve ndërkombëtarë dhe të të gjitha organizatave të akredituara për vëzhgimin e zgjedhjeve. Republika e Kosovës ka interes të plotë që procesi i 7 qershorit të zhvillohet me rregull, transparencë dhe në përputhje me standardet demokratike”, thuhet në komunikatë

Presidenca

Më shumë nga Lajme

  • 18:28Inspektorati vazhdon kontrollet, tërhiqen nga tregu produkte me yndyrë bimore
  • 18:23Çitaku: PDK do të përdor çdo mjet demokratik për ta kthyer Kosovën në binarë të drejtë
  • 18:21Plagoset me armë zjarri një person në Gjakovë
  • 18:08Mustafa: Procesi i krijimit të institucioneve të vendoset brenda rendit kushtetues
  • 17:58Përfundon mbledhja e Kryesisë së PDK-së