Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se ka kanosur një avokat, pas një mosmarrëveshjeje që lidhet me ushtrimin e detyrës së mbrojtjes juridike në një çështje të mëparshme penale.
Rasti është raportuar të martën, rreth orës 12:10, në Stacionin Policor në Ferizaj, ku një avokat ka deklaruar se ishte kanosur nga personi me inicialet M.M., 48 vjeç
Sipas hetimeve fillestare, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Hajredin Reshani”. Policia dyshon se motivi i kanosjes lidhet me pakënaqësinë e të dyshuarit ndaj avokatit për mënyrën e ushtrimit të mbrojtjes juridike në një rast të mëparshëm penal.

