Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Popoviq sapo shkel në Serbi: Qëndroj prapa fjalëve për UÇK-në, s’kam bërë kurrëfarë marrëveshje

GD
Gazeta Demos8 gusht 2025 në 20:02
Popoviq sapo shkel në Serbi: Qëndroj prapa fjalëve për UÇK-në, s’kam bërë kurrëfarë marrëveshje

Popoviç u arrestua më 18 korrik në pikën kufitare të Brnjakut për një deklaratë të dhënë gjatë një shërbimi përkujtimor në Rahovec, ku kishte akuzuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për krime ndaj serbëve. Ai u mbajt në paraburgim dhe u përball me aktakuzë nga Prokuroria Speciale për veprën penale “nxitje të përçarjes dhe intolerancës”.

Megjithëse gjykata deklaroi se Popoviç kishte arritur një marrëveshje për pranimin e fajësisë, vetë ai e mohoi një gjë të tillë në një deklaratë për Kosova Online, duke e quajtur drejtësinë në Kosovë si “politikisht të instrumentalizuar”.

“Sapo kalova kufirin administrativ. Një periudhë e vështirë ka mbaruar, por asgjë nuk është më e keqe se ajo që po kalojnë serbët e tjerë që janë të burgosur nga drejtësia e Zotit. Le të jemi të qartë menjëherë, këtu nuk ka asnjë marrëveshje me gjyqësorin e Kurtit, sepse unë nuk pranoj asnjë faj për atë që thashë”, u shpreh Popoviç.

Ai tha se qëndron pas deklaratave të tij në Rahovec, ku kishte cilësuar pjesëtarët e UÇK-së si “terroristë” dhe akuzoi drejtësinë kosovare për përndjekje politike.

“Ky proces është vetëm pasojë e presionit nga gjyqësori i instrumentalizuar politikisht në Prishtinë dhe si i tillë nuk ka forcë,” theksoi ai.

Në fund të deklaratës së tij, Popoviç falënderoi Serbinë, të ashtuquajturën Zyre për Kosovën, presidentin serb Aleksandar Vuçiq, si dhe familjen dhe përkrahësit e tij.

Më shumë nga Lajme

  • 18:58Deputetja e PDK-së: Vogëlsi politike që Marshi të kthehet në betejë politike, vëmendja tash duhet të jetë aty
  • 18:33Aksident trafiku në Klinë, katër të lënduar pas përplasjes mes një autoambulance dhe një veture
  • 17:59Hapet konkursi për 4 mijë studentë për banim në konvikte dhe ushqim në mensë
  • 17:58Vdes politikania italiane Emma Bonino, përkrahëse e madhe e Kosovës
  • 17:37Elbert Krasniqi mbështet marshin "Drejtësi, jo politikë": I bindur se ish-krerët e UÇK-së do të dalin të pafajshëm nga ky proces