Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Politikani shqiptar e konsideron Kosovën, Serbi – gazetari: Mbaj gojën, kërko falje se gabove rëndë

GD
Gazeta Demos16 prill 2026 në 12:54
Politikani shqiptar e konsideron Kosovën, Serbi – gazetari: Mbaj gojën, kërko falje se gabove rëndë

Politikani shqiptar Bujar Nallbani, ish-kandidat për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i është referuar si “në kufi me Serbinë”, Tropojës, qytetit verior shqiptar që nga vendasit njihet edhe si Malësia e Gjakovës.

Në një debat mbrëmë në Report TV ku po flisnin për zhvillimet në PD dhe kryetarin e kësaj partie, Sali Berisha, Nallbani pati një përplasje me gazetarin Isa Myzyraj.

“Lider s’quhet ai [Sali Berisha], sepse merret vesh se nga vjen. Ata që vijnë nga andej nga kufi me Serbinë nuk quhen liderë për mua”, tha Nallbani.

Gazetari Myzyraj i regoi, duke i kërkuar ta “mbajë gojën”.

“E para, mbaj gojën, se andej nga kufi me Serbinë vij edhe unë…”

“Nuk të njoh, nuk e di… Ti s”flet si Saliu, prandaj…”, ia ktheu Nallbani.

Gazetari i tha atij se s’mund të shprehej ashtu dhe se duhet të kërkonte falje.

“Por s’mund të thuash që ata që vijnë nga veriu… E para, se e keni shumë gabim dhe në këtë rast duhet t’u kërkosh falje këtu të gjithë atyre që vijnë nga ‘kufi me Serbinë’”, tha ai.

Nallbani tha se mund t’u kërkojë falje “të gjithëve, perveç Saliut”.

“Me Saliun bëj çfarë të duash. Ne që vijmë nga andej jemi qytetarë të ndershëm të këtij vendi dhe ke bërë një gabim shumë të madh sot. Tropoja nuk është në kufi me Serbinë zotëri – është në kufi me Kosovën”, i tha gazetari.

“Por ka qenë me Serbinë, po flasim për atë kohë kur ka qenë”, ia ktheu Nallbani, duke thënë se e njeh demografinë e kufijve.

Gazetari tha se “njeriu ka kohë me u koritë edhe orën e fundit të jetës së tij”.

Bujar Nallbani

Më shumë nga Lajme

  • 20:54Vazhdon protesta në Prishtinë, momenti kur hidhen mjete piroteknike drejt ndërtesës së Qeverisë
  • 20:54Rrahmani në protestën para Qeverisë: Vendimi i Speciales i padrejtë, PDK-ja po shqyrton veprimet juridike
  • 20:51Familjarët e dëshmorëve protestojnë në Reçak: Vendimi për krerët e UÇK-së nuk është në emrin tonë
  • 20:48Djali i Thaçit i buzëqeshur niset drejt Kosovës pas verdiktit të Hagës
  • 20:47Reuters publikon reagimin e turmës zemërthyer në Prishtinë, pas vendimit të Speciales