Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Politikani serb në Graçanicë, Jovanoviq: Gruaja ime u largua nga puna pasi nuk e mbështes Listën Serbe

GD
Gazeta Demos20 maj 2026 në 20:29
Politikani serb në Graçanicë, Jovanoviq: Gruaja ime u largua nga puna pasi nuk e mbështes Listën Serbe

Rreth treqind serbë, kryesisht të punësuar në institucione paralele të financuara nga Serbia, u mblodhën në orën 13:00 para stacionit të policisë në Graçanicë, në mbështetje të drejtorëve të shkollave dhe të qendrave shëndetësore që u arrestuan dje për presion ndaj votuesve. Tubimi përfundoi pas rreth dyzet minutash pa incidente. Qytetarëve të mbledhur edhe këtë herë nuk iu drejtua askush. Nuk u lexuan asnjë kërkesë.

Pakënaqësi e shkurtër e një numri më të vogël të të pranishmëve u shkaktua nga paraqitja e Igor Jovanoviqit nga partia “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë” e Nenad Rashiqit.

Bashkëshortja e Jovanoviqit së fundmi ka mbetur pa orë mësimi në tri shkolla në Kosovën qendrore.

Ndryshe nga shumica e të mbledhurve, ai ishte i gatshëm të fliste për ekipet e shumta të gazetarëve.

“Pyes të gjithë këta njerëz a kanë ardhur të japin mbështetje për 20 familje që kanë mbetur pa punë vetëm sepse nuk e mbështesin Listën Serbe, apo kanë ardhur të mbështesin drejtorët që kanë pranuar publikisht para punonjësve të tyre se kanë marrë urdhër, edhe pse e dinë se po shkelin ligjin. Kanë marrë urdhër nga eprorët e tyre që t’u japin njerëzve pushime të paligjshme nga puna”, tha Jovanoviq.

Ai shtoi se të gjithë ata që pranojnë të shqetësojnë popullin serb dhe ta rrezikojnë atë do të ndiqen sipas ligjit.

“90 për qind e këtyre njerëzve nuk pajtohen me atë politikë. Të gjithë janë të shantazhuar, të gjithë janë thirrur nga shefat e tyre nga vendet e punës që të vijnë dhe të jenë të pranishëm. Ne ende presim arrestime. Të gjithë ata që rrezikojnë serbët do të arrestohen. Ta dini këtë”, deklaroi Jovanoviq.

Ndryshe, në mesin e serbëve të ndaluar nga Policia për kërcënim të votuesve, ka drejtorë institucionesh shëndetësore e arsimore ilegale, dhe një asambleist të Komunës së Graçanicës.

Serbia

Më shumë nga Lajme

  • 09:34Maqedonasi i shkon në shtëpi gruas në Podujevë, ia kanos babain
  • 09:21MINT publikon çmimet: Kaq kushton litri i naftës sot
  • 08:53Policia bastisë një lokal në Deçan, sekuestrohet armë automatike e fishekë – arrestohen 3 persona
  • 08:24Vdes i mituri në QKUK, ra nga objekti para një jave në Prizren
  • 08:19“Qe dy vjet s’ka mbikëqyrje”, Hoxhaj: Partia në pushtet po do t’i ikë kontrollit parlamentare