Policia e Kosovës ka tentuar sot të ndalojë Aida Dërgutin e PDK-së nën pretendimin se, siç u raportua, shkeli rregullat e komunikacionit derisa po kalonte rrugën për t’iu bashkuar protestës së sotme të OVL UÇK-së.
Kjo çoi në një përplasje të protestuesve me policinë, të cilët kundërshtuan ndalimin e saj.
“Me kap një femër qysh s’të vjen marre, duhet me na kuptu në cfarë pozite jemi. Një femër…”,dëgjohet duke thënë njëri nga protestuesit.




