Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia realizon operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona

GD
Gazeta Demos29 janar 2026 në 18:35
Policia realizon operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona

Policia e Kosovës ka realizuar sot një operacion antidrogë në rajonin e Prizrenit, në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për parandalimin dhe luftimin e abuzimit me substanca narkotike.

Si vazhdimësi e hetimeve për një rast të mëhershëm, Njësia e Antidrogës në Prizren, me mbështetjen e njësive tjera policore, ka zbatuar një urdhër-kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren. Gjatë operacionit janë kontrolluar katër lokacione të ndryshme.

Si rezultat i kontrolleve, policia ka sekuestruar dëshmi relevante, përfshirë substanca narkotike, para të gatshme, pajisje të ndryshme, automjete, telefona mobilë si dhe një armë zjarri (pistoletë).

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar pesë persona. Dy prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tre të tjerë janë dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të organeve kompetente.

Postimi i plotë:

Angazhim i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës në parandalimin dhe luftimin e abuzimit me substanca narkotike

Prishtinë, 29 janar 2026

Si vazhdimësi e hetimeve të një rasti të mëhershëm, Njësia e antidrogës në Prizren me mbështetje edhe te njësive tjera policore me datë 29.01.2026, ka realizuar një operacion antidrogë në funksion të zbatimit të një urdhër-kontrolli nga GJTH në Prizren, ku janë kontrolluar katër lokacione të ndryshme.

Gjatë operacionit të kontrollit si dëshmi relevante janë sekuestruar: substanca narkotike, para, pajisje, automjete, telefona, një pistoletë etj.

Pesë persona janë arrestuar nga policia, nga ta dy janë derguar në procedurë të rregullt dhe tre nga ta dërgohen në mbajtje per 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga njësia e antidrogës në Prizren.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me organet e drejtësisë është e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e abuzimit dhe trafikimit të substancave narkotike në të gjithë vendin. Do të aplikohet tolerancë zero ndaj grupeve dhe individëve të përfshirë në veprimtari kriminale, duke vepruar me vendosmëri dhe në përputhje me ligjin për garantimin e sigurisë dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 09:21MINT publikon çmimet: Kaq kushton litri i naftës sot
  • 08:53Policia bastisë një lokal në Deçan, sekuestrohet armë automatike e fishekë – arrestohen 3 persona
  • 08:24Vdes i mituri në QKUK, ra nga objekti para një jave në Prizren
  • 08:19“Qe dy vjet s’ka mbikëqyrje”, Hoxhaj: Partia në pushtet po do t’i ikë kontrollit parlamentare
  • 08:18Sa janë pritjet në kufi, kjo është gjendja në pikat kufitare