Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia po e heton vdekjen e 40-vjeçarit që u rrokullis me traktor dje në Bresanë të Dragashit

GD
Gazeta Demos19 korrik 2025 në 08:46
Policia po e heton vdekjen e 40-vjeçarit që u rrokullis me traktor dje në Bresanë të Dragashit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Bresanë të Dragashit ku një 40-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti teksa po punonte me traktor në zonën malore të fshatit.

Viktima u dërgua fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bresanë dhe më pas në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Policia sot në raportin 24-orësh, duke raportuar për këtë rast, tha se ka nisur hetimet për vdekjen e tij, ndërsa njoftoi se trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Bresanë, Dragash 18.07.2025 – 08:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar, deri sa ka qenë duke punuar me traktor, është rrokullisur. Si pasojë, i njëjti ka pësuar lëndime trupore për të cilat ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, tha policia.

Detaje të tjera rreth rastit tragjik dje dha edhe zëdhënësi si policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot, më 18 korrik 2025, rreth orës 09:50, Policia është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Bresanë, Dragash se një person mashkull, D.A. (40 vjeç), është sjellë në qendër nga vëllai i tij me lëndime të rënda trupore. Pas ofrimit të ndihmës së parë, ai është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku më pas, për shkak të lëndimeve të marra, ka ndërruar jetë,” njoftoi ai.

“Sipas informatave fillestare, viktima ishte duke punuar me traktor në zonën malore të fshatit Bresanë, Dragash në momentin e incidentit. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Policia ka reaguar menjëherë, ka dalë në vendin e ngjarjes, ka siguruar zonën dhe ka njoftuar njësitet përkatëse hetimore. Në vendngjarje është angazhuar edhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë,” ka njoftuar zëdhënësi Bytyqi.

Më shumë nga Lajme

  • 17:11Raporti i ZKA-së për sigurinë e nxënësve në shkolla: Zotimet të shndërrohen në masa konkrete
  • 17:09Rama ndan pamje nga mbërritja në Shqipëri e pesë shqiptarëve nga Siria: Vijon përpjekja për të tjerët
  • 16:52Kurti e Abdixhiku takohen sërish sot
  • 16:40“Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave”, Haxhiu reagon pas vrasjes së 80-vjeçares në Prizren
  • 16:40Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, transporti dhe pagat me ndikimin më të madh