Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia për aksidentin në Dobërdelan të Suharekës: Vdes shoferi i automjetit, gruaja pëson lëndime të rënda

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2025 në 13:26
Policia për aksidentin në Dobërdelan të Suharekës: Vdes shoferi i automjetit, gruaja pëson lëndime të rënda

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Dobërdelan, në magjistralen Suharekë- Rahovec, ku ka vdekur një person dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot, më datë 12 nëntor 2025, rreth orës 11:25, në fshatin Dobërdelan, në magjistralen që lidh Suharekën me Rahovecin, është raportuar për një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një kamion. Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i automjetit, mashkull 58-vjeçar, fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja e tij, e cila ishte pasagjere në automjet, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë dalë njësitet policore përkatëse, të cilat kanë siguruar perimetrin, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar deri te ndodhja e aksidentit. Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve”, tha ai.

Më shumë nga Lajme

  • 12:08Refuzohet kërkesa që drejtori i Policisë të raportojë javën e ardhshme para deputetëve për vrasjen e Zekajt
  • 12:07Përurohet Njësia Koronare në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, investimi kap vlerën e 211 mijë eurove
  • 12:04Albin Kurti i jep afat Xhelal Sveçlës dhe Donika Gërvallës: Keni 54 orë t’i jepni raportet për çdo dështim të hallkës institucionale në rastin e Arlindës
  • 12:02Pas rënies së Vuçiqit, televizioni serb kërkon falje për vite të tëra manipulimi dhe raportimi të njëanshëm
  • 12:02Policia në Tiranë sekuestron lëndë piroteknike që dyshohet se iu shiteshin protestuesve