Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia nis hetimet pas dëmtimit të vagonëve të “Trainkos” në Hanin e Elezit

GD
Gazeta Demos15 nëntor 2025 në 19:26
Policia nis hetimet pas dëmtimit të vagonëve të “Trainkos” në Hanin e Elezit

Policia e Kosovës ka konfirmuar nisjen e hetimeve pas dëmtimit të vagonëve të sapo-riparuar të trenit të “Trainkos”, të cilët u gjetën të ngjyrosur dhe të dëmtuar këtë të shtunë në Stacionin Hekurudhor të Hanit të Elezit.

“Me datë 15.11.2025, rreth orës 09:15, përgjegjësi i Infrakos-it ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë shkruar grafite në dy vagona të udhëtarëve, të cilët ndodhen në stacionin e Trenit në Han të Elezit që nga dhjetori 2024 dhe janë pronë e kompanisë TRAINKOS. Është kontaktuar prokurori i shtetit dhe rasti është cilësuar si ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’. Hetimet po kryhen nga Njësia e Hetimeve”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli për lajminet.

Ndërkaq, ndërmarrja Publike Hekurudhat e Kosovës “Trainkos” ka reaguar duke kërkuar nga organet kompetente një hetim të plotë dhe ndëshkim të përgjegjësve.

Sipas njoftimit të tyre, dëmet që nga fillimi i projektit në vitin 2019 tejkalojnë 10 milionë euro, duke përfshirë humbje të klientelës dhe të imazhit, si dhe zhvendosje të konsiderueshme të klientëve nga transporti hekurudhor në rrugor.

“Këto pasoja do të ndihen për një periudhë të gjatë dhe rikuperimi i plotë do të kërkojë vite. Ky akt vandal është dëm i drejtpërdrejtë ndaj pronës publike dhe përpjekjeve tona për modernizimin dhe përmirësimin e shërbimeve të transportit hekurudhor”, theksohet në reagimin e “Trainkos” në rrjetet sociale.

Më shumë nga Lajme

  • 16:40Fillon mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së
  • 16:35Të hënën mblidhet Kuvendi, diskutohet vendimi i Hagës
  • 16:20Rama nga SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin, nuk u bë më e mira për “George Washington-in e Kosovës”
  • 16:15Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën e Veriut
  • 15:35Organizatat e shoqërisë civile letër Amnesty International për Deklaratën e 16 shtatorit: Sqarojeni mirë kontekstin e viktimave