Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia nga interneti indentifikon disa raste ku fëmijët bëjnë postime për vetëlëndim me pasoja të rënda shëndetësore – ka një thirrje

GD
Gazeta Demos29 gusht 2025 në 11:24
Policia nga interneti indentifikon disa raste ku fëmijët bëjnë postime për vetëlëndim me pasoja të rënda shëndetësore – ka një thirrje

Policia e Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit me qytetarët dhe institucionet e ndryshme, ka njoftuar se së fundi ka trajtuar disa raste ku janë shfaqur postime në internet nga fëmijët për vetëlëndim me pasoja të rënda shëndetësore, por edhe postime që kanë të bëjnë me vetëvrasjen.

Falë edhe bashkëpunimit me qytetarë dhe institucionet relevante, Policia e Kosovës thotë se ka arritur të identifikojë fëmijët e rrezikuar dhe të sigurojë prezencën e tyre. Janë njoftuar prindërit dhe mekanizmat tjerë përgjegjës për trajtim të duhur të rasteve.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët dhe institucionet e ndryshme për bashkëpunimin dhe kontributin për të krijuar një ambient sa më sigurt në internet, me theks të veçantë për fëmijët.

Njëkohësisht, me qëllim që të parandalohen rreziqet në internet që iu shfaqen fëmijëve, Policia e Kosovës iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, posaçërisht prindërve, që të kujdesen për fëmijët e tyre se çfarë bëjnë dhe postojnë në internet.

Këshilla dhe kërkesë për prindërit dhe fëmijët për përdorim të drejtë dhe të sigurt të internetit:

-prindër, flisni kohë pas kohe me fëmijët tuaj për rreziqet në internet, monitoroni se çfarë aktivitetesh bëjnë në internet, sepse kjo mund të parandalojë një të keqe, qoftë ndaj fëmijës suaj apo fëmijëve tjerë;

-kujdesuni se çfarë foto, video apo materiale tjera posedojnë fëmijët tuaj në telefonat dhe pajisjet e tjera kompjuterike;

-sigurohuni që fëmijët tuaj nuk janë duke luajtur ndonjë lojë të rrezikshme;

-fëmijë, KUJDES me kë shoqëroheni në internet dhe i ndani të dhënat tuaja personale, asnjëherë mos u takoni fizikisht me persona të panjohur që jeni njoftuar në internet, pa iu treguar prindërve;

-kujdes çfarë postoni në rrjete sociale;

-mos ngacmoni të tjerët në internet;

-mos shkarkoni dhe mos shpërndani video dhe fotografi me përmbajtje të abuzimit të fëmijëve;

-mos luani lojëra që kërkojnë të kaloni sfida dhe të lëndoni veten;

-mos qëndroni gjatë dhe pa arsye në internet;

-çfarëdo shqetësimi që keni, bisedoni menjëherë me prindin, shokun apo shoqen. Ju gjithashtu mund të lajmëroni Policinë në çdo kohë!

Më shumë nga Lajme

  • 14:28Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas
  • 14:27“Rrethanat e paparashikuara” anuluan takimin e Kurtit me komandantin e KFOR-it – çka po ndodh me “tranzicionin” në Urën e Ibrit?
  • 14:13Shqiptari qëllon për vdekje të dashurën dhe më pas veten në Athinë
  • 13:44Muharremi thotë se pushteti duket më i frikësuar nga protesta e AAK-së se nga ato t’PDK-së: Ka më shumë policë
  • 13:33Ja se kur do të varroset polici Altin Kryeziu