Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia në Gjilan kërkon identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje të rëndë

GD
Gazeta Demos19 gusht 2025 në 15:26
Policia në Gjilan kërkon identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje të rëndë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka lëshuar një kërkesë publike për bashkëpunim me qytetarë dhe media për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Policia në këtë njoftim thotë se në vazhdimësi ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.

Sipas njoftimit, rasti raportohet të ketë ndodhur më datën 4 gusht të këtij viti, por detaje tjera nuk janë dhënë.

Për identitetin e tyre, adresën apo komunën ku jetojnë, policia nuk di asgjë, prandaj, në bazë të fotos së ofruar, kërkon nga qytetarët dhe mediat që të ndihmojnë në identifikimin e tyre.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen e personave në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001”.

“Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, ka thënë Policia.

Më shumë nga Lajme

  • 20:11Humbje drastike në vijën e frontit, Rusia mobilizon 600,000 trupa
  • 20:01Erion Veliaj shkarkon Anuela Ristanin si kryetare të komanduar të Bashkisë së Tiranës
  • 20:01Ish-ambasadori amerikan për vdekjen e Mladiqit: Shpresoj të ketë ferr
  • 19:57Lladrovci: Ditë krenarie për emërimin e tre gjeneralëve të rinj të FSK-së
  • 19:43Pacolli nënshkruan memorandum për banim social edhe me Kamenicën, ndahen 500 mijë euro