Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia ndalon dy raste të kontrabandës me mallra serbe, shuma mbi 20 mijë euro

GD
Gazeta Demos13 gusht 2025 në 14:38
Policia ndalon dy raste të kontrabandës me mallra serbe, shuma mbi 20 mijë euro

Policia e Kosovës ka parandaluar në dy raste të ndara futjen e mallrave të kontrabanduara .

Të dyja rastet tejkalojnë shumën prej 20 mijë eurove, ku shmangia e tatimeve doganore vlerësohet mbi 5 mijë euro.

Komunikata:

Policia e Kosovës në dy raste të ndara parandalon kontrabandimin me mallra

Më datën 13.08.2025, Policia e Kosovës, gjegjësisht njësia Task Forcë (DRPK-Lindje dhe Dogana), ka arritur të parandalojë futjen e mallrave të kontrabanduara në dy raste të ndara, në territorin e Republikës së Kosovës.

Në rastin e parë, në datën e lartcekur, në rrugën Pozhoran–Sllatinë–Viti, njësitë policore kufitare kanë ndaluar një automjet të dyshuar për transportim të mallrave të kontrabanduara. Automjeti dyshohet se kishte hyrë nga RMV në drejtim të RKS.

Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur sasi malli për të cilin drejtuesi i automjetit nuk posedonte asnjë dokumentacion të rregullt doganor, si:

· 3,000 copë produkt mishi të përpunuar (200 pako × 15 copë) – prodhim i Serbisë · 750 copë rrisk gjedhi (50 pako × 15 copë) – prodhim i Serbisë · 15,840 pako çokollata (110 pako × 8 copë × 18) – prodhim i Serbisë

Ndërsa në rastin e dytë, në rrugën Viti–Gerlicë, nga njësitë policore kufitare është ndaluar një tjetër automjet i dyshuar, ku pas kontrollit të tij është zbuluar një sasi e konsiderueshme farash të bardha dhe të zeza, të ambalazhuara në thasë.

Si rezultat i veprimeve vijuese policore, tek depoja e personit të dyshuar është gjetur sasi shtesë e mallit, për të cilin i dyshuari nuk kishte dokumentacion të rregullt.

Sipas vlerësimeve të tregut, vlera totale e mallrave të sekuestruar në të dy rastet tejkalon shumën mbi 20,000 €, ndërsa shmangia e detyrimeve doganore vlerësohet mbi 5,000 €. I njëjti është sekuestruar nga Dogana e Kosovës për procedim të mëtejshëm.

Policia e Kosovës, ndër të tjera, mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës, mbrojtjen e ekonomisë së vendit dhe ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve.

Më shumë nga Lajme

  • 11:58Ambasada e SHBA-së ka një njoftim për aplikantët për vizë
  • 11:57Një javë nga dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Tahiri kritikon Kuvendin: Ende nuk ka një rezolutë që thërret për drejtësi
  • 11:41Abdixhiku pas takimit me ambasadorin britanik: LDK garanton përkushtimin ndaj Republikës dhe institucioneve
  • 11:27Altini rikthen mesazhin e babait: Nëse dashuria për lirinë gjykohet, atëherë vetë historia do të dënohet
  • 11:19E takoi një javë para se të jepej vendimi, ish-zyrtari amerikan për Thaçin: E priste, s'ndihej i tradhtuar nga ShBA-të