Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia me aksion në Gjakovë, arreston dy persona për mbajtje dhe kontroll të paautorizuar të armëve

GD
Gazeta Demos25 korrik 2025 në 09:51
Policia me aksion në Gjakovë, arreston dy persona për mbajtje dhe kontroll të paautorizuar të armëve

Policia në Gjakovë, në dy raste të ndarë përgjatë disa veprimeve operative dhe hetimore kanë sekuestruar dy armë zjarri, si dhe kanë arrestuar dy persona.

Sipas njoftimit të policisë, mbrëmë rreth orës 20:50, Njësia për Reagim të Shpejtë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, gjatë realizimit të detyrave policore në pikën e kontrollit në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, ka ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore. Gjatë kontrollit, tek shoferi i automjetit, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e llojit revolver, me 7 fishekë dhe 5 gëzhoja, për të cilat i dyshuari nuk posedonte leje përkatëse.

Sakaq, po gjatë ditës së enjte, rreth orës 11:00, Stacioni Policor në Malishevë, pas pranimit të një informate për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Idriz Ajeti” në Malishevë, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Në konsultim me prokurorin, është kryer kontroll në vendbanimin e një personi të dyshuar, i mitur. Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë për sinjalizim me zë me një karikator dhe 5 gëzhoja të po të njëjtës armë, të cilat janë konfiskuar si prova materiale.

Në të dy rastet, me vendim të Prokurorit të Shtetit, personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që ndaj tyre janë iniciuar rastet penale për veprën “Mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armëve”.

Më shumë nga Lajme

  • 13:47Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor
  • 13:36Vuçiq i rikthehet idesë së çmendur për Ujmanin: Po e shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
  • 13:35Përmirësohet situata me zjarret në Mallakastër, problem mbetet era e fortë
  • 13:22REL: Si po i kushton Kosovës bllokada e tregtisë së energjisë me Serbinë
  • 13:18Tragjedi në Ksamil: 4-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga vetura e babait