Policia Kufitare ka shoqëruar këtë të martë në Portin e Sarandës disa mjete ujore “Jet Car” të cilat dyshohen se mund të jenë bllokuar pas incidentit të ndodhur ditën e djeshme në Ksamil, ku mbeti i vdekur një person.
Sipas raportimeve, Policia Kufitare ka bllokuar 8 mjete ujore ku dyshohet se këto mjete ujore kanë fuqi motorike më të madhe se norma e lejuar.
Për këtë arsye, çdo mjet do të verifikohet nga Policia Kufitare dhe, nëse konstatohen shkelje, do të merren masa ndaj poseduesve të tyre.
