Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia konfiskon mbi 500 kg drogë në një stallë në Suharekë

GD
Gazeta Demos17 shtator 2025 në 11:14
Policia konfiskon mbi 500 kg drogë në një stallë në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një fshat të Suharekës në një stallë janë gjetur lëndë që dyshohet të jetë marihuanë në proces të tharjes.

Aty është gjetur edhe një granata hedhës dhe një pushkë gjuetie.

Pesha totale e lëndëve narkotike ishte 512kg e 89gr, me vlerë rreth 750 mijë euro,

Për rastin është një person i dyshuar, i njohur për policinë, por ndodhet në arrati.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Prizren, kanë trajtuar në aspektin policor një informacion. Në realizim të veprimeve operativo-hetimore në teren, është arritur që të lokalizohet një vend ku dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike. Kështu, dje me 16.09.2025, në një fshat të Suharekës, në një objekt (stallë), janë gjetur lëndë që dyshohet të jetë narkotike të llojit marihuanë në proces të tharjes (terjes). Në vendin e ngjarjes është ftuar edhe prokurori, kurse pos lëndës narkotike është gjetur edhe një granata-hedhës (mortajë dore) dhe një pushkë gjuetie. Pas peshimit të lëndëve narkotike ka rezultuar se pesha totale ishte 512 kg e 89 gr, vlerësohet se vlera e tregut është rreth 750 mijë euro. Në vend-ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi relevante me rastin. Lidhur me rastin një person i dyshuar, i njohur për policinë ndodhet në arrati.”

Më shumë nga Lajme

  • 23:51Nasim Haradinaj reagon ndaj lajmit maqedonas për deklaratat e tij: Me këtë ndihmën e tyre, po na bëhet më e lehtë të kuptojmë kush kujt po i bën shërbim
  • 23:27Policia arreston në Ferizaj një person të kërkuar nga INTERPOL-i
  • 23:26Po digjen malet e Prishtinës, ky është apeli i Komunës
  • 22:57​“Mbrojtja e konsumatorit”, MINTI: Mbi tre mijë inspektime dhe 600 mijë euro gjoba për gjashtë muaj
  • 22:56Behrami akuzon VV-në për vonesat në Kuvend: Herën e fundit e konstituuan me urgjencë bashkë me Listën Serbe