Disa automjete të Policisë e një autoambulancë janë parë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka treguar se në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” ka pasur një rrahje fizike mes disa personave.
“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën Vëllezërit Gërvalla në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se një person ka mbetur i lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Personat e përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor ndërsa njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
