Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia gjen bunker të fabrikuar në një automjet, kishte fshehur municion

GD
Gazeta Demos28 korrik 2026 në 10:22
Policia gjen bunker të fabrikuar në një automjet, kishte fshehur municion

Dogana e Kosovës ka sekuestruar 2 mijë e 550 fishekë të kalibrit 9 milimetra, të cilët ishin fshehur në bunkerë të ndërtuar brenda një automjeti të ndaluar në autostradën Trudë-Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, aksioni është realizuar nga zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë gjatë aktiviteteve operative për luftimin e kontrabandës dhe krimit ndërkufitar. Automjeti i dyshimtë është ndaluar për kontroll doganor në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrollit fillestar, zyrtarët kanë ngritur dyshime për ekzistimin e hapësirave të modifikuara në automjet. Pas një kontrolli të detajuar, ata kanë zbuluar bunkerë të ndërtuar pas fabrikimit, ku ishin fshehur fishekët.

Pas përfundimit të procedurave, automjeti, municioni dhe personi i dyshuar janë dorëzuar te Policia e Kosovës, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, në përputhje me kompetencat ligjore.

Më shumë nga Lajme

  • 08:21PDK një hap më afër ndryshimit të ligjit për Specialen, ja sa deputetë i duhen të pranishëm në sallë për miratim
  • 08:18Çitaku: UÇK është më e madhe se një qeveri e interes partiak, nder që na ra hise ta mbrojmë veprën e saj
  • 08:01KEDS njofton, këto vende do të mbesin pa rrymë - shkak punimet
  • 07:53Mot me diell, ky është parashikimi për sot
  • 23:50Vushtrri: Policia kap 4 të mitur për vjedhje, produktet do t'u kthehen pronarëve