Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia e Kosovës shton masat për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 7 qershorit

GD
Gazeta Demos7 qershor 2026 në 06:53
Policia e Kosovës shton masat për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 7 qershorit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë masa shtesë në mbështetje të zhvillimit të sigurt dhe demokratik të procesit të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit në Republikën e Kosovës.

Në kuadër të përgatitjeve për procesin zgjedhor, janë mbajtur takime informuese dhe koordinuese me strukturat drejtuese të Policisë së Kosovës dhe me përfaqësues të institucioneve relevante vendore dhe ndërkombëtare.

Në takimin e parë, të mbajtur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë, me drejtorët rajonalë dhe drejtorët e departamenteve, është diskutuar për planifikimet operative, masat e sigurisë dhe angazhimet policore për garantimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe të sigurt në tërë territorin e Kosovës.

Ndërkaq, në takimin e dytë kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si dhe përfaqësues të organizatave dhe misioneve ndërkombëtare që monitorojnë dhe mbështesin procesin zgjedhor. Gjatë këtij takimi janë prezantuar përgatitjet policore, masat e planifikuara të sigurisë dhe mekanizmat e koordinimit ndërinstitucional për ditën e zgjedhjeve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka theksuar rëndësinë e angazhimit profesional dhe të paanshëm të zyrtarëve policorë, duke vlerësuar se deri më tani procesi zgjedhor është karakterizuar nga një situatë e qetë dhe pa incidente që do të cenonin sigurinë publike apo zhvillimin normal të aktiviteteve zgjedhore.

Sipas Policisë, gjatë takimeve janë prezantuar edhe detyrat operative, përgjegjësitë institucionale dhe aktivitetet koordinuese që do të ndërmerren para, gjatë dhe pas procesit të votimit, me fokus në ruajtjen e rendit publik, sigurinë e qendrave të votimit dhe garantimin e ushtrimit të lirë të së drejtës së votës.

Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin për zbatimin e mandatit të saj kushtetues dhe ligjor, duke bashkëpunuar me institucionet relevante për të siguruar një proces zgjedhor të sigurt, transparent dhe demokratik.

Po ashtu, qytetarët janë ftuar të raportojnë çdo rast të dyshuar apo veprim të kundërligjshëm që mund të ndikojë në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor përmes numrit emergjent 192, në stacionet policore ose përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.

Më shumë nga Lajme

  • 08:46Vrasje në tentativë në Skenderaj
  • 08:44Njësiti i deminimit e largon një mjet të dyshimtë në Prizren
  • 08:40Rama nga Michigan-i flet për vendimin e Speciales: Shqipëria do t’i qëndrojë në krah Kosovës
  • 08:38Trump dhe Macron takohen sot në Nju Jork, në fokus zhvillimet ndërkombëtare
  • 08:25Sot bëhen 28 vite që prej vrasjes së kolonelit Ahmet Krasniqi