Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia e Kosovës përmbyll fushatën “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës në Baza Gjinore”

GD
Gazeta Demos10 dhjetor 2025 në 18:32
Policia e Kosovës përmbyll fushatën “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës në Baza Gjinore”

Policia e Kosovës, përmes Divizionit të Policimit në Bashkësi/Drejtorisë për Parandalimin dhe Hetimin e Dhunës në Familje, sot përmbyll fushatën globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës në Baza Gjinore”, e cila u zhvillua nga data 25 nëntor deri më 10 dhjetor 2025, në të gjitha komunat e vendit.

Gjatë kësaj periudhe, në kuadër të projektit “Zëri që dikur heshti, sot dëgjohet” Policia e Kosovës ka realizuar një sërë aktivitetesh vetëdijësuese në nivel vendi, duke përfshirë shfaqjen e video-spoteve sensibilizuese, shpërndarjen e fletushkave dhe posterave informues, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për raportimin e dhunës në familje dhe mbrojtjen e viktimave.

Përmes angazhimit të vazhdueshëm të njësiteve të Policimit në Bashkësi, janë zhvilluar takime informuese me qytetarë, nxënës, përfaqësues lokalë dhe institucione partnere, me fokus të veçantë parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

Në shenjë solidariteti dhe përkushtimi institucional, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës u ndriçua me dritë portokalli nga ora 17:00 deri në 24:00, si simbol i mbështetjes globale për fushatën kundër dhunës me bazë gjinore. Ky aktivitet përmbyllës realizohet me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke reflektuar angazhimin e përbashkët institucional në luftimin e dhunës dhe mbështetjen e viktimave.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin, identifikimin dhe trajtimin profesional të të gjitha formave të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, si dhe në forcimin e bashkëpunimit me komunitetin, institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë.

Policia e Kosovës thekson edhe një herë se lufta kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore nuk kufizohet në 16 ditë – ajo është përgjegjësi e përditshme dhe përkushtim i vazhdueshëm.

Inkurajojmë qytetarët që të raportojnë çdo rast dhune, duke telefonuar numrin 192, linjën e veçantë 0800 19999, ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 23:48Gazetari Blendi Fevziu tregon cila është gjendja shëndetësore e të riut që u goditë brutalisht nga Policia
  • 23:16Ambasada amerikane thirrje për protestë paqësore në Shqipëri: Dhuna s’ka vend në angazhimin qytetar
  • 23:13Raportimet se protestuesit e hodhën në Lanë, deputeti i PD: Pati një incident, skemë e partisë në pushtet
  • 22:41“Hajde të pyes në vesh o burrë”, pamje: Fadil Geci takohet rastësisht me Sami Lushtakun, çka i tha në vesh?
  • 22:18Zëdhënësi i Aleancës i reagon Pecit: Je përfaqësues i denjë i mazhorancës një shpi budallë, jeni hajna e antikombëtarë