Nën patronatin e Ministrit të Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Kolonel Gazmend Hoxha, të premten organizohen një sërë aktivitetesh për të shënuar 14-vjetorin e rënies së Heroit Enver Zymeri si dhe Ditën Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës.
Aktivitetet përkujtimore nisin që në orën 08:00 me vizitën e Drejtorit të Policisë dhe menaxhmentit të lartë të PK-së në familjen e zyrtarit policor Muhamed Lika, i rënë në krye të detyrës, në Kaçani.
Nga ora 09:00, do të mbahen homazhe shtetërore tek Lapidari i Policëve të Rënë, në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë, me pjesëmarrjen e personaliteteve më të larta shtetërore.
Më pas, do të vijojnë homazhe e vizita në:
Ora 10:00 – Tek varri i Heroit Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë, Vushtrri