Sindikata e Policisë së Kosovës ka pranuar një dron profesional nga një donator, të cilin ia ka ndarë për shfrytëzim Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut.
Sipas njoftimit, donacioni synon të mbështesë aktivitetet policore dhe të rrisë kapacitetet operative, duke ndihmuar në kryerjen më efikase të detyrave zyrtare.
Sindikata ka shprehur mirënjohje për donatorin, duke theksuar se mbetet e përkushtuar në mbështetjen e të gjitha njësive dhe zyrtarëve policorë në Kosovë.




